Në 15 vitet e fundit, kompanitë e Elon Musk kanë pasur një impakt të madh mbi tregun e raketave, elektricitetit, baterive dhe makinave. Këtë fundjavë, Musk ka hyrë në një tjetër treg: atë të flakëhedhëseve. Kompania e tij, Boring Company filloi shitjen e flakëhedhëseve me një çmim $500 për copë.
‘’Padyshim që një një flakëhedhëse është një ide super e tmerrshme’’ tha Musk në një postim në Twitter, ‘’mos e blini një të tillë’’.
Deri ditën e hënë pasdite, klientët kishin rezervuar 10.000 modele nga 20.000 gjithsej që kompania kishte planifikuar të prodhonte.
E themeluar në fundin e vitit 2016, misioni i Boring Company ishte të ulte ndjeshëm koston e ndërtimit të tuneleve nëntokësore. Por ndërkohë që po punon për këtë, është kthyer edhe në një platformë ku Musk shet produktet e tij më ‘’qesharake’’. Vitin e kaluar ai shiti 50.000 kapele me logon e kompanisë, me një çmim $20 copa duke fituar plot $1 milion.
‘’Pas 50.000 kapeleve, do të fillojmë të shesim flakëhedhëse’’ kishte shkruar Musk në Twitter kur njerëzit ende nuk e dinin për planin e tij.
Tani Musk e mbajti premtimin e tij. Ai postoi një video të tijën, duke luajtur me një nga flakëhedhëset ditën e shtunë. Ndërsa termi flakëhedhëse të kujton ushtarët të cilët lëshojnë flakë të mëdha në distanca të largëta me armët e tyre, objekti i prodhuar nga Boring Company padyshim nuk i përshtatet këtij përshkrimi.
Musk tha në Twitter se ka shmangur problemet ligjore duke e mbajtur largësine e flakës që mund të lëshohet, në një maksimum prej 3 metrash.
Kompania tjetër në pronësi të tij, Tesla, po has probleme në prodhimin e makinave Model 3 për të përmbushur rezervimet e shumta për blerje nga klientet. Por duket se Boring Company do ti kënaqë më shpejt ata të cilët kanë porositur flakëhedhëset e tyre, te cilat thuhet se do të dërgohen brënda pranvëres së këtij viti.
burimi: arstechnica.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto