Egjipti fton Elon Musk të vizitojë piramidat dhe të bindet se nuk janë vepra aliene

Egjipti fton Elon Musk të vizitojë piramidat dhe të bindet se nuk janë vepra aliene

Elon Musk
~2 minuta lexim

Egjipti ka ftuar miliarderin Elon Musk që ta vizitojë dhe të shohë vetë nga afër se piramidat e famshme nuk janë ndërtuar nga alienët. Musk kishte mbështetur në “Twitter” teoritë e konspiracionit se alienët ishin përfshirë në përpjekjet kolosale të ndërtimit të piramidave.

Themeluesi i Tesla-s shkruante: “Sigurisht që alienët i ndërtuan piramidat”. Dhe postimi i tij u shpërnda më shumë se 84,000 herë. Por ministrja e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Egjipt nuk dëshiron që alienët të marrin ndonjë meritë për piramidat.  Ministrja Rania al-Mashat thotë se po t’i shohë vetë Musk varret e ndërtuesve të piramidave do të shihte provat.

Elon Musk

Këtë përgjigje al-Mashat e dha po në “Twitter” duke shtuar se e ndjek dhe e admiron punën e Musk. Megjithatë ajo e nxit atë të hulumtojë më tej provat në lidhje me ndërtimin e strukturave të ndërtuara për faraonët e Egjiptit.

Arkeologu egjiptian, Zahi Hawass gjithashtu u përgjigj në një video të shkurtër në arabisht, duke thënë se argumenti i Musk ishte një “halucinacion i plotë”. “Kam gjetur varret e ndërtuesve të piramidave që u tregojnë të gjithëve se ndërtuesit e piramidave janë egjiptianë dhe nuk ishin skllevër”- është shprehur ai.

Musk më vonë shpërndau një shkrim të BBC-së në lidhje me jetën e ndërtuesve të piramidës, duke thënë: “Ky artikull i BBC-së ofron një përmbledhje të arsyeshme për mënyrën se si u ndërtuan”.

Ka më shumë se 100 piramida në Egjipt, por më e famshmja është Piramida e Madhe e Gizës, e cila është rreth 137 metra.

Elon Musk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“20 vjet nga tani ne do të jemi më të zhgënjyer për gjërat që nuk bëmë, sesa nga gjërat që bëmë. Eksploro, ëndërro, zbulo...”
— Mark Twain
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0