“edua”, marka fituese e produkteve agro-ushqimore shqiptare

“edua”, marka fituese e produkteve agro-ushqimore shqiptare


edua” është projekti fitues në konkursin e përzgjedhjes së brandit të rrjetit të dyqaneve me produkte tipike shqiptare.

Ministria e Bujqësisë bën të ditur se, në procesin e konkurimit morën pjesë rreth 47 studentë, arkitektë, studio design etj.

Në ambientet e CODKryeministri janë prezantuar 15 punimet më të vlerësuara dhe pas seleksionimit është përzgjedhur projekti fitues “edua”. Autore e këtij projekti është Ilva Kureta. Ministria e Bujqësisë vlerëson se kjo markë është një nxitje emocionale mes produktit dhe konsumatorit, i thjeshtë dhe i lexueshëm në çdo gjuhë. “Në paraqitjen grafike të tij janë sjellë në mënyrë moderne elementë tradicionale të maleve dhe krahinave shqipfolëse,” vlerësojnë burimet zyrtare të ministries.

Gjatë shpalljes së fituesit, ministri Peleshi vlerësoi fluksin e madh të konkurentëve dhe cilësinë e punimeve. 

“Duhet tё them qё s’kam bёrё zgjedhjen e duhur qё jam nё juri pasi detyra e njё politikani ёshtё t’i bёjё tё gjithё tё ndihen mirё. Sё pari jam i surprizuar nga numri konkurentёve dhe nga cilёsia e projekteve, gjё qё na tregon se vendi ynё ka fuqi krijuese, fakt tё cilin ne e neglizhojmё ose themi se nuk ka krijues, nuk ka arkitekt. Por parimisht, ne zyrtarёt duhet tё pranojmё faktin qё tё krijojmё mё shumё hapësira, qё tё rinjtё tё shprehin aftёsitё e tyre,” ka theksuar Peleshi.

Në vazhdimësi të kësaj iniciative Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka parashikuar në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2018, grant me 50% të vlerës së investimit deri në 2 milionë lekë ngritjen e dyqaneve me produkte tipike shqiptare sipas brandit të sapo përzgjedhur.

Aplikimi në këto grante ka filluar në datën 28 shkurt dhe mbyllet në 28 mars.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0