EdSpot, platforma online që ofron kurse falas

EdSpot, platforma online që ofron kurse falas


 EdSpot është një platformë online e themeluar në Kosovë, e cila ofron kurse falas për nxënësit e  klasave VI-IX, duke ndjekur kurrikulën dhe programin e të gjithë  vitit shkollor.Përveç lëndëve të shkollës fillore, EdSpot do të ofrojë edhe kurse shtesë, për zhvillimin e aftësive të buta, gara të ndryshme për nxënës etj.

Aktualisht, EdSpot ka në dispozicion rreth 70 video mësimore, që janë hartuar nga mësuesja e matematikës, Antigona Kastrati.

Ne kishim planifikuar t’a lançonim EdSpot, në muajin prill, pasi t’i kishim përgatitur edhe kurset për lëndët e tjera, por duke parë se shkollat u mbyllën prej virusit Corona, qëllimi ynë ndryshoi natyrshëm”, thotë bashkë-themeluesja e platformës, Fjolla Dumoshi, për Business Mag.

Qëllimi fillestar dhe kryesor i këtij projekti jofitimprurës, është rritja e qasjes në kurse edukative, ofrimi i kurseve mësimore cilësore me mësues profesionistë, plotësimi i hapësirave në mësim dhe përmirësimi i performancës akademike të nxënësve në përgjithësi.

Lexoni: Mësime online, Ja disa nga platformat që po u vijnë në ndihmë nxënësve

Tashmë, Edspot dëshiron të ofrojë kontribut dhe burime shtesë për mësimin online si dhe të promovojë vazhdimin e mësimit nga shtëpia, në këto rrethana të jashtëzakonshme.

Themeluesit:

Fjolla Dumoshi është diplomuar në Institutin e Medias dhe Gazetarisë në Universitetin e Washington State në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka studiuar Sociologji në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Agon Topxhiu ka përfunduar studimet bachelor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës dhe  studimet e nivelit Master në Ekonomiks në Universitetin e Heidelbergut në Gjermani.

EdSpot është themeluar në janar të vitit 2020 dhe është lançuar në mars të të njëjtit vit. Projekti EdSpot ka fituar SUSI Alumni Capstone Award, mbështetur nga FHI60 në Washington D.C., në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit Amerikan.

“Nxënës, prindër, mësues dhe të gjithë ju, që keni pasion diturinë dhe e shihni atë si shtyllë kyçe për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë e të zhvilluar në çdo aspekt të saj, mos hezitoni të na kontaktoni nëse mendoni se mund të kontribuoni në këtë platformë”, bën thirrje Fjolla.

Për më shumë informacion vizitoni website-n e Edspot duke klikuar këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0