Edi Rama: Sot hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit që nisin të shtunën nga Roma

Edi Rama: Sot hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit që nisin të shtunën nga Roma


Në një postim në Facebook kryeministri i vendit Edi Rama njofton hapjen e prenotimeve për fluturimet e riatdhesimit që nisin të shtunën nga Roma.

Lexo: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve: I bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, të mos plotësojnë formularin që aktualisht mund t’i shfaqet në sistem

Paketa do të jetë 100Euro për fluturimin, që do të paguhen nga personi dhe 21 euro në ditë për akomodimin 14 ditor në hotel. Prej të cilave 14 Euro do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin me standardet AntiCovid-19. Ndërsa vetëm 7 Euro do të paguhen nga personi për ushqimin.

“Besoj se kjo paketë është mëse e arsyeshme. Falenderoj Air Albania dhe operatorët turistikë për mirëkuptimin dhe kontributin e tyre”, u shpreh kryeministri.

Gjithashtu ai shtoi, se çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë natyrisht.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0