Eviation, biznes stratup ka projektuar një avion plotësisht elektrik që do të bëjë fluturimet rajonale më të lira, më të rehatshme dhe miqësore me mjedisin, duke pasur zero emetime.
Avioni, i quajtur “Alice Commuter”, është në ndërtim e sipër dhe duhet të fillojë shërbimin e tij në 2021. Sipas parashikimeve të kompanisë, avioni i parë do të nisë për fluturimin e testimit që në vitin 2019, shkruan Izraelisot.com.
Siliconwadi.it, shkruan se, aeroplani i ri do të ketë gjithsej 11 vende dhe do të mbajë dy anëtarë të ekuipazhit dhe nëntë pasagjerë dhe do të fluturojë deri në 1000 kilometra në rreth 240 nyje (444 km në orë).
Drejtori Ekzekutiv i startapit izraelit “Eviation”, Omer Bar-Yohay, tha: “Ka një nevojë në botë për fluturimet e shpejta rajonale dhe aviacioni i tanishëm komercial nuk mund ta mbushë këtë boshllëk. Sa i përket estetikës, ‘Alice’ do të jetë pak a shumë si klasa e biznesit e një avioni të madh”.
Ju mund të lexoni edhe: Pse avionët kanë ngjyrë të bardhë?
“Alice” do të jetë në gjendje të fluturojë pa pilotë kur nuk ka pasagjerë në bord, për shembull për fluturime mallrash ose për të ripozicionuar aeroplanin për fluturimin e ardhshëm të planifikuar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.