Eagle Mobile me shpejtesine me te larte te Internetit celular ne Shqiperi - Business Magazine Albania

Eagle Mobile me shpejtesine me te larte te Internetit celular ne Shqiperi


Eagle Mobile ka arritur shpejtesine me te larte 3G ne shumicen e hapesirave publike ne te gjithe Shqiperine. Drejtori i Grupit te Rrjetit te kompanise z. Murat Cakmak, ka deklaruar se tashme pas krahasimit te testeve te kryera nga nje kompani e pavarur per testimin e sherbimit wireless, ka rezultuar se Eagle Mobile ka sinjalin me te shpejte 3.5G ne hotele, kafene, aeroport, plazhe, universitete, qendra tregtare, etj. Testet jane kryer ne 58 qendra publike te njohura e te frekuentuara me shpesh nga qytetaret. 
 
Eagle Mobile ofron teknologjine me te fundit 3G, te quajtur 3.5G, e cila perdor teknologjine Dual apo bartes te dyfishte sinjali radio ne te njejten kohe, dhe bazohet ne HSPA (High Speed Packet Access). Versioni ekzistues i kesaj teknologjie siguron nje shpejtesi te marrjes se sinjalit (downlink speed) deri ne 42.2 Mbps. 
 
Eagle Mobile e demonstroi kete shpejtesi para disa muajsh, duke vertetuar se tashme ka nisur nje epoke e re per sherbimin e internetit me bande te gjere ne celular ne te gjithe Shqiperine. Drejtori i Grupit te Rrjetit ne Eagle Mobile shtoi se kjo shpejtesi e larte  eshte bere e mundur nga perdorimi i linjes se fibrave optike ne te gjitha zonat dhe nepermjet antenave te perbashketa 2G dhe 3.5G. Kjo nenkupton se Eagle Mobile ne perputhje me politiken e kompanise per mbrojtjen e mjedisit, nuk e ka shtuar numrin e antenave. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0