Në një njoftim zyrtar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) bëri me dije se së shpejti do të nisë një investim i rëndësishëm në sektorin e transportit.
“Ky investim do të lehtësojë transportin e qytetarëve të cilët do kenë mundësi që të presin biletat online përmes telefonit, të zgjedhin shërbimin më të mirë, të udhëtojnë me më pak kosto. Projekti do të formalizojë tregun e transportit, çka do të rrisë cilësinë e shërbimit për qytetarët dhe do të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit,” shkruhet në njoftim.
Lexoni: Hiqen gjobat për mospagim të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin
Sistemi elektronik i biletave pritet të sjellë:
• Formalizim të tregut të transportit ndërqytetës;
• Rritje të ardhurash për arkën e shtetit nëpërmjet mbledhjes reale të taksave;
• Lehtësim për udhëtarët në blerjen e biletave të veçanta ose të ndërthurura;
• Mundësi planifikimi fluksi nga ana e shoqërive të transportit ndërqytetës;
• Kontroll më efikas i shoqërive te transportit ndërqytetës nga ana e institucioneve shtetërore;
• Statistika për numrin e udhëtarëve për secilën linjë me qëllim koordinimin e investimeve të shoqërive të transportit dhe të vetë administratës shtetërore.
I gjithë procesi do të kryhet online dhe AKSHI shton se do të ketë:
• Ulje kostosh;
• Shërbim më të shpejtë;
• Aplikim online nga kudo dhe kurdo.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.