Dubai prezanton projektin e pazakontë, një rrugë e ndërtuar me fl... - Business Magazine Albania

Dubai prezanton projektin e pazakontë, një rrugë e ndërtuar me flori

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Dubai, qyteti simbol i luksit dhe projekteve spektakolare, po përgatitet të hapë një atraksion të ri që pritet të tërheqë vëmendjen globale: një rrugë e ndërtuar me ar. Autoritetet e Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë të ditur se projekti do të vendoset pranë Gold Souk, tregut të njohur tradicional të arit në zonën e Deirës.

Nisma është pjesë e zhvillimit të Distriktit të Arit të Dubait, një projekt që synon të forcojë pozicionin e qytetit si qendër globale e tregtisë së arit. Zona aktuale përfshin rreth 1 mijë dyqane që tregtojnë ar dhe bizhuteri, duke e kthyer atë në një nga tregjet më të mëdha fizike të arit në botë.

Sipas njoftimit, rruga do të “ndërtohet duke përdorur ar”, megjithëse detajet teknike ende nuk janë bërë publike. Nuk është sqaruar nëse ari do të përdoret si element dekorativ në sipërfaqe apo si pjesë strukturore e projektit. Po ashtu, data zyrtare e hapjes mbetet ende e panjoftuar.

Sipas të dhënave zyrtare, Emiratet e Bashkuara Arabe renditen si destinacioni i dytë më i madh në botë për tregtinë fizike të arit. Vetëm gjatë viteve 2024–2025, vendi eksportoi ar me vlerë 53.41 miliardë dollarë, duke konsoliduar rolin e tij në tregjet ndërkombëtare të metaleve të çmuara.

Me këtë projekt, Dubai synon të shtojë edhe një simbol të ri në listën e tij të atraksioneve ikonike, duke kombinuar turizmin me fuqinë ekonomike të sektorit të arit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“uk shoh asgjë të gabuar në një rrudhë. Është një lloj simboli për guximin.”
— Iris Apfel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0