Drenica bëhet me qendër tregtare gjigante - Business Magazine Albania

Drenica bëhet me qendër tregtare gjigante


Nga 25 maji, në Komoran është hapur Qendra Tregtare ‘SHARRI’ me gjithsej 3310 metra katrorë.

Me një hapësirë gjigante dhe larmi artikujsh nga ato ushqimore, tekstil, teknikë, lodra për fëmijë etj., risia e kësaj qendre është se çdo ditë për konsumatorët e saj do të ofrojnë mish të freskët, shkruan Kosova Post.

Kjo qendër do të punësojë rreth 50 punëtorë.

Qendra Tregtare SHARRI gjendet në qendër të Komoranit, si dhe SHARRI CENTER 2 në magjistralen Pejë – Prishtinë në fshatin Llapushnik me hapësirë 3000 metër katrorë.

Qendra pritet të shtojë kapacitetin e saj duke sjellë surpriza të reja në zonë me zgjerimin e parashikuar në muajin shtator të këtij viti.

Një veçori e Qendrës Tregtare ‘SHARRI’ është çmimi i bukës prej vetëm 0.15 cent për copë. Gjithashtu N.T.P SHARRI ofron ndihmë për familjet në nevojë më shërbim të bukës falas.

N.T.P SHARRI është themeluar më 24 Mars në vitin 1996 në Komoran, Komuna e Drenasit, me gjithsej 150 punëtorë.

 

/KosovaPost.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0