Dominusoft Trainings organizon - Konkursi i kartolinës “Urimi yt për festat e nëntorit”! - Business Magazine Albania

Dominusoft Trainings organizon – Konkursi i kartolinës “Urimi yt për festat e nëntorit”!


Promovo vlerat kombëtare dhe historinë e vendit tënd në mënyrën më artistike të mundur!

Nëse ke pasion:

  • ️Fotografinë
  • ️Skicat
  • ️Instalacionet

Nëse je kursant, alumni i Dominusoft, por jo vetëm, atëherë duhet me patjetër të bëhesh pjesë e këtij aktiviteti!

Dëshiron të konkurosh edhe ti?

Në kuadër të festave kombëtare të 28 – 29 Nëntorit Dominusoft organizon konkursin “URIMI YT PËR FESTAT E NËNTORIT”!

Mund të jesh “TI” fituesi i këtij konkursi!

️Punimet mund të jenë të punuara Individualisht!

️Do të ketë 2 fitues:

  • Çmimi i parë: Digital Marketing & Seo Optimization, ndjekje e programit profesional në Dominusoft pa pagesë;
  • Çmimi i dytë: -50% më pak ndjekje të programit Digital Marketing & Seo Optimization!

Aplikoni brenda datës 25 Nëntor në info@dominusoft.co duke specifikuar:

  • Tipologjinë e punimit;
  • Një numër kontakti.

Vlerësimi do të zhvillohet më 26 Nëntor në ambientet e Dominusoft!

Anëtarët e Jurisë:

  1. Elton Koritari – Administrator  i Ejalbum, menaxher projektesh, kurator arti, ekspert për komunikimin dhe dizajinin;
  2. Endri Neziraj – Dizajner, Trajnues pranë Dominusoft;
  3. Flori Kodra – Dizajner, programues.

Për më shumë informacion klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0