Doganat bllokojnë 5,340 palë atlete false për shkelje të pronësisë intelektuale - Business Magazine Albania

Doganat bllokojnë 5,340 palë atlete false për shkelje të pronësisë intelektuale

Strukturat e Administratës Doganore kanë ndërhyrë fuqishëm, duke bllokuar 5,340 palë atlete, të dyshuara për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale të markave prestigjioze “Christian Dior” dhe “New Balance”.

Bllokimi u realizua nga Drejtoria e Antikontrabandës dhe Drejtoria e Monitorimit, në bashkëpunim me degët doganore në Kakavijë dhe Durrës, si pjesë e kontrolleve për respektimin e ligjit në tregti. Siç deklaroi zyrtarisht Administrata Doganore: “Ne nuk do të lejojmë asnjë tentativë abuzimi me pronësinë intelektuale.”

Lexo edhe: Rritje rekord e çmimeve të mishit në Europë. Kosova kryeson, Shqipëria menaxhon presionin

Ky veprim synon të frenojë përhapjen e produkteve të falsifikuara dhe të mbrojë konsumatorët nga mashtrimet. “Çdo mall i dyshuar për shkelje të ligjit do të bllokohet menjëherë,” shtuan ata, duke nënvizuar angazhimin për një treg të ndershëm dhe të sigurt.

Administrata Doganore njofton se verifikimet për këtë rast po vazhdojnë, ndërsa angazhimi i saj mbetet i qartë: “Garantojmë konkurrencë të ndershme dhe mbrojtje të konsumatorëve në çdo hap të tregut.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0