Dita Ndërkombëtare e Vajzave në TIK - Business Magazine Albania

Dita Ndërkombëtare e Vajzave në TIK


 

Me moton “Expand Horizons, Change Attitudes”, u mbajt edicioni i 5-të i konferencës “Vajzat në TIK” me 26 Prill, në kampusin e RIT Kosovë (A.U.K). Qindra vajza dhe gra nga Kosova i’u bashkuan kësaj lëvizje globale për barazi gjinore, e cila ka për qëllim të inkurajojë dhe fuqizojë gratë të konsiderojnë studimet dhe karrierën në fushën në rritje të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

“Në rrugëtimin e shumë projekteve tona që synojnë të fuqizojnë sektorin e Teknologjisë në Kosovë jemi duke shënuar edicionin e pestë. Një statistikë e rëndësishme këtë vit është se në vitin e parë kemi pasur vetëm 87 vajza të regjistruara ndërsa sot kemi më shumë se 800. Kjo konferencë ka për qëllim ngritjen dhe frymëzimin e vajzave në këtë fushë”, ka thënë Abetare Gojani, Drejtoreshë e Programit në Ipko Foundation.

Ylberina Morina Mala, Drejtoreshë në RIT Kosovë (A.U.K) Training and Development Institute theksoi se kjo konferencë filloi të organizohet nga viti 2015 si komponent e projektit Females in IT. “RIT Kosovo (A.U.K) TDI ka regjistruar mbi 300 vajza në projekte të ndryshme dhe ka punësuar më shumë se 70 vajza në punë të përhershme. Ne jemi të përkushtuar t’u avancojmë ju vajza në punë të ndryshme në TIK. Ne do të mbështesim mbi 1000 studentë në TIK ku përparësi u jepet vajzave dhe grave”, ka thënë ajo.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z.Valdrin Lluka, tha “Ne kemi filluar me projekte në shkolla që t’ju forcojmë qendra rekreative që nxënësit të trajnohen me çdo gjë që ka të bëjë me TIK-un. Vitin e kaluar kanë fituar 70 shkolla ndërsa këtë vit do të zgjerohemi në 20 shkolla. Po ashtu jemi duke punuar me një kompani që të trajnojë edhe mësuesit”.

Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, ka thënë se përfshirja e grave në TIK është mënyrë e mirë që të forcohet roli i gruas. Ajo theksoi se me ndërhyrjen e USAID, janë krijuar rreth 644 vende pune ne Kosovë.

Menaxherja e projektit UN WOMEN, Linda Sanaja, ka thënë se kjo ditë është rast i mirë për ndryshimin e pabarazive në këtë sektor. “Gjithnjë e më shumë kërkohen kuadro të aftësuara në këtë fushë. Teknologjia mund të shihet si fushë premtuese në punësim. Përmes teknologjisë barazia gjinore mund të rritet në të ardhmen që të dy gjinitë të japin kontribut në këtë sektor. Sot gratë përbëjnë vetëm 1/4 në sektorin e TIK-ut”, shtoi ajo.
Për të inspiruar vajzat për mundësitë në këtë fushë, këtë vitë të ftuar në konferencë ishin folëset: Drena Kusari Berisha, kosovarja e parë që ka përfunduar studimet në Harvard Business School, dhe Avery Bang nga Organizata Joqeveritare “Bridges to Prosperity”. Ato shpalosën me pjesëmarrëset rrugëtimin e tyre drejt suksesit duke treguar se me punë mund të arrijnë të gjitha ëndrrat e tyre.

Aktiviteti tjetër, i ftoi vajzat të bashkangjiten në punëtoritë që ishin organizuar për to. “Building Bridges” ishte punëtoria e parë ku vajzat patën mundësi të ndërtojnë ura me mjete të ndryshme. “Penetration Testing”, Punëtoria e dytë u realizua në autobus duke testuar sigurinë e sistemeve wireless gjatë shëtitjes në qytetin e Prishtinës dhe Hands on Hacking ishte punëtoria e fundit ku pjesëmarrëset patën mundësinë të mësojnë teknikat për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike dhe të shohin se si realizohen sulme të tilla në botën reale.

Ndër pjesët më të rëndësishme ishte panairi i punës, i cili mblodhi rreth 20 kompani nga fusha e TIK-ut, të cilat u dhanë mundësinë vajzave të prezantojnë CV-të e tyre. Gjithashtu, 20 pjesëmarrëse do të zgjidhen nga A.U.K TDI për t’u ofruar trajnime falas dhe për t’i fuqizuar ato në këtë drejtim.

Girls in ICT 2019 është implementuar nga IPKO Foundation, RIT Kosova (A.U.K) TDI, KUSA, dhe mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, USAID Empower Private Sector dhe UN Women.

/A.U.K – Training and Development Institute.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0