Dita e Investitorit, aktivitet për rritjen e tregut te kapitaleve në Shqipëri - Business Magazine Albania

Dita e Investitorit, aktivitet për rritjen e tregut te kapitaleve në Shqipëri

~3 minuta lexim


Dita Investitorit, event i organizuar të hënën në ambjentet e Hotel Tirana International nga Fondi i Investimeve, mblodhi investitorë individualë dhe institucionalë të fondeve të investimit dhe pensionit, si dhe perfaqësues të sektorit financiar dhe shoqerive të biznesit, per rritjen e tregut të kapitaleve në Shqipëri.

Takimi me investitoret u hap nga Resmi Hibraj, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Invest i cili i njohu investitorët me aktivitetin kryesor të fondeve gjatë vitit 2015, dhe zhvillimet e fundit të tregut.

“Dita e Investitorit është aktiviteti i parë i këtij lloji që organizohet në vendin tonë dhe është ideuar me objektivin e rëndësishëm jo vetëm të zgjerimit të komunikimit me investitoret por, edhe të përpjekjeve të shtuara për zgjerimin e tregut të kapitalit në vendin tonë. Misioni i institucioneve “Invest” është t’u sigurojë investitoreve meanxhim superior të aseteve të tyre nëpërmjet një kthimi pozitiv përmes një proçesi të disiplinuar investimi, dhe aplikimit të praktikave më të mira të integritetit, profesionalizmit,  me fokus tek investitori ” tha nder te tjera Hibraj.

Në vijim, Rezarta Arapi, Drejtoreshë e Menaxhimit të Protofolit dhe Lizander Saraçi, Drejtor i Menaxhimit të Rrezikut, bënë një pasqyrim të performancës së portofoleve të fondeve, menaxhimit të rreziqeve të investimit, dhe pritshmërive për vitin 2016.

E ftuar në këtë event ishte edhe Enkeleda Shehi, Drejtoreshe Ekzekutive e Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare, e cila në fjalimin e saj e vuri theksin tek masat e ndëmarra nga Autoriteti gjate vitit 2015 në shërbim të fuqizimit të kuadrit rregullator dhe mbrojtjes së investitoreve.

Dita e Investitorit 2015 është aktiviteti i parë i këtij lloji në fushën e fondeve të investimit dhe pensionit,  që synon rritjen e sensiblizimin e investitoreve per zhvillimin e mëtejshëm te tregut të kapitalit në Shqipëri

/ATSH/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse doni që fëmijët tuaj t’ia dalin, shpenzoni dyfish kohë me ta”
— Abigail Van Buren
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0