Dita Botërore e Lirisë së Shtypit – OSBE: Kontrata pune e siguri për gazetarët - Business Magazine Albania

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit – OSBE: Kontrata pune e siguri për gazetarët

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
~3 minuta lexim

Mediat e pavarura, të lira dhe pluraliste qëndrojnë në qendër të qeverisjes së mirë dhe të shtetit të së drejtës, duke kontribuar në garantimin e transparencës dhe llogaridhënies. Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco dhe Koordinatorja e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, Fiona Mçluney përmes një deklarate për shtyp kanë sjellë në vëmendje rëndësinë e që ka liria e medias për ndërtimin e institucioneve dhe shoqërive të forta e të qëndrueshme.

“Në kontekstin e Shqipërisë, dëshirojmë të theksojmë edhe një herë rëndësinë e mesazheve të mëposhtme:  Të mbrohen profesionistët e medias dhe gazetarët nga dhuna, frikësimi dhe ngacmimi, si në internet ashtu edhe jashtë tij, dhe t’u jepet qasje në veprimtaritë publike, edhe gjatë fushatave zgjedhore;  Të sigurohen kontrata të duhura pune për profesionistët e medias dhe gazetarët, qasje më e mirë në informacion, liria e shprehjes dhe rritja e profesionalizmit;  Të forcohen përpjekjet për të garantuar pluralizmin e medias, kufizimin e përqëndrimit të pronësisë së medias dhe të nxitet vetë rregullimi i medias si alternativë shumë më e mirë se sa rregullimi nga ana e qeverisë”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Lexoni: Sa të mbrojtur janë gazetarët e terrenit në Shqipëri?!

Edhe Amabasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ritheksoi mbështetjen e palëkundur për gazetarët e pavarur, të cilët përpiqen të zbulojnë dhe të përcjellin të vërtetën, të luajnë rolin e tyre mbikëqyrës në një mënyrë të përgjegjshme dhe të punojnë në një mjedis pa përndjekje, frikësime dhe vetëcensurë. “Që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që  ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor”, theksoi ambasada.

Këtë vit, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, me temën “Gazetaria nën rrethimin digjital”, vë në pah mënyrat e shumta se si gazetaria rrezikohet nga mbikëqyrja dhe sulmet e ndërmjetësuara në formë dixhitale ndaj gazetarëve, si dhe pasojat që kjo sjell te besimi i publikut në komunikimet dixhitale. 3Maji, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1993, ndërsa shërben për t’u rikujtuar qeverive se sa e nevojshme është që ata të respektojnë angazhimin e tyre për lirinë e shtypit.

/scan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Dija është fuqi vetëm kur përdoret.”
— Dale Carnegie
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0