Diskutimi që çdo startup duhet ta dëgjojë, "Attracting Startup Inves - Business Magazine Albania

Diskutimi që çdo startup duhet ta dëgjojë, “Attracting Startup Investments” vjen në Growpreneur Demo Day

Në kuadër të Growpreneur Demo Day, eventi kulmor i një prej programeve akseleruese më premtuese në Shqipëri, vjen një prej sesioneve më të rëndësishme për çdo themelues startup-i që synon rritje të qëndrueshme, “Attracting Startup Investments” – Growth Talk Panel.

I vendosur në zemër të një ekosistemi që po evoluon me ritme të shpejta, paneli mbledh së bashku disa nga mendjet më të mprehta të investimeve dhe zhvillimit të biznesit në rajon. Nga përvojat reale te strategjitë e brendshme që nuk gjenden në librat e menaxhimit, ky është një diskutim që nuk duhet humbur nga askush që kërkon të tërheqë kapital dhe të bëjë hapin e madh në sipërmarrje.

Lexo gjithashtu: Nga ideja në investim, startup-et shqiptare prezantojnë vizionin e tyre në Growpreneur Demo Day

Panelistët që sjellin perspektivë dhe përvojë nga terreni:

  • Grant Van Cleve – President i AmCham Albania dhe Partner Menaxhues në Hangar75
  • Mark Crawford – Kryetar i Bordit në AKSIONER Group
  • Driton Musolli – Bashkëthemelues dhe Partner Menaxhues në DigitSapiens
  • Ravik Mima – CEO i Keiretsu Forum Southeast Europe

Diskutimi do të moderohet nga Aneida Bajraktari Bicja, Partnere Menaxhuese në Balkans Capital, një nga figurat kyçe në zhvillimin e shërbimeve financiare për startup-et dhe SME-të në rajon.

“Attracting Startup Investments” vjen si një gur themeli brenda Growpreneur Demo Day, ku startup-et më të reja dhe ambicioze shqiptare prezantojnë vizionin e tyre përballë investitorëve. Në këtë kontekst, paneli shërben si një busull orientuese për ata që jo vetëm kërkojnë financim, por synojnë të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme me investitorët dhe të pozicionohen me zgjuarsi në një treg gjithnjë e më konkurrues.

Një diskutim i thelluar, i strukturuar për të dhënë vlera reale. Jo teori të paprekshme, por këshilla praktike, gabime që duhen shmangur dhe formula që funksionojnë në praktikë. Për çdo themelues që është ende në fazën e parë të ngritjes së kapitalit apo për ata që synojnë raundin e radhës, kjo është një mundësi për të dëgjuar, reflektuar dhe vepruar me më shumë siguri.

Data: 11 Prill

Ora: 16:00

Vendi: Innovation Hub, Piramida e Tiranës

Për linkun e regjistrimit, kliko këtu

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0