Digjitalizimi i Mikrofinancës: Nxitës i përfshirjes dhe qëndrueshmërisë financiare në Shqipëri - Business Magazine Albania

Digjitalizimi i Mikrofinancës: Nxitës i përfshirjes dhe qëndrueshmërisë financiare në Shqipëri

Digjitalizimi i Mikrofinancës: Nxitës i përfshirjes dhe qëndrueshmërisë financiare në Shqipëri

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare (Albanian Microfinance Association – AMA) organizoi , “Ditën Evropiane të Mikrofinancës” me temë: “Digjitalizimi i Mikrofinancës: Nxitës i përfshirjes dhe qëndrueshmërisë financiare në Shqipëri”.
Ky event sensibilizues organizohet, për herë të pestë, në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara nga ofruesit e shërbimeve dhe produkteve të mikrofinancës në të gjithë Europën nën ombrellën e Rrjetit Evropian për Mikrofinancën (www.european-microfinance.org) dhe Qendra për Mikrofinancën (mfc.org.pl). Të ftuar në këtë event ishin përfaqësues të lartë nga institucionet shtetërore, rregullatorët, institucionet financiare ndërkombëtare, përfaqësues të komunitetit të biznesit, shoqatave sektoriale, institucionet financiare jo-bankare e dashamirës të aktivitetit të mikrofinancës, të cilët kanë ofruar mbështetje për sektorin në vijimësi. Aktiviteti u hap nga Zj. Junida Tafaj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare e cila i uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve dhe i falenderoi për praninë në këtë event ku promovohet roli jetik i mikrofinancës në transformimin e jetëve dhe komuniteteve. Në fjalën e saj ajo theksoi se AMA është e angazhuar të promovojë përpjekjet e pandalshme të institucioneve të mikrofinancës të cilët janë duke investuar gjithmonë e më shumë në digjitalizimin e proçeseve dhe shërbimeve të tyre në mënyrë që t’i shërbejnë individëve dhe bizneseve gjithnjë e më mirë duke bërë të mundur një përfshirje sa më të gjërë dhe akses në financë për të gjithë.

Lexo edhe:“Dita e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social” qindra kompani në ndihmë të studentëve

Aktiviteti u përshëndet nga Z. Eduard Shalsi, Kryetar i Komitetit të Ekonomisë dhe Financave i cili theksoi që tema e kësaj dite është shumë aktuale dhe e rëndësishme për sistemin financiar në tërësi. Ai theksoi rëndësinë e institucioneve të mikrofinancës për atë pjesë të popullsisë që nuk ka një qasje në tregun bankar dhe ftoi të gjithë institucionet të bëjnë më shumë për të informuar publikun e gjerë dhe në veçanti media dhe politikëberësit mbi impaktin që sektori ka në jetën e qytetarëve dhe bizneseve të vogla. Transparenca është një tipar që duhet të mbizotërojë në sektor dhe me këtë mesazh ai falenderoi shoqatën për ftesën. Gjatë eventit pati një prezantim nga z. Bajram Korsita, Drejtor Ekzekutiv i Albanian Development Guarantee Foundation (ADGF) i cili paraqiti një panoramë të përgjithshme të aktivitetit dhe bashkëpunimit të institucionit me tregun e mikrokredisë dhe atij financiar në përgjithësi.

Z. Deniz Dërralla, Drejtor i Mbikqyrjes falenderoi dhe shprehu mbështjetjen në emër të Bankës së Shqipërisë për të gjithë institucionet e mikrofinancës, për të gjithë punën shumë të mirë dhe të rëndësishme që kanë bërë në gjithë këto vite për të gjithë sistemin financiar, me një rritje gati trefish të veprimtarisë së tyre. Inkurajoi të gjithë për të vazhduar punën e mirë të deritanishme për të qenë më produktiv dhe më efiçent edhe falë hapave të rëndësishëm që Banka e Shqipërisë ka ndërrmarrë në kuadër të digjitalizimit të sektorit financiar.
Në fjalën e saj zj. Arlinda Muja, Presidente e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët, partnerët dhe mbështetësit në rrugën e gjatë dhe plot sfida që mikrofinanca ka kaluar përgjatë këtyre 30 viteve.
Ajo bëri një prezantim shterrues mbi rolin e sektorit të mikrofinancës në vend, pasqyroi të dhëna historike mbi veprimtarinë dhe numrin e institucioneve anëtare të shoqatës si dhe shprehu fokusin e 5 vjeçarit të ardhshëm të këtij sektori. Nënvizoi faktin se Shoqata Mikrofinanca Shqiptare është anëtare e rrjetit Evropian për Mikrofinancën dhe përgëzoi të gjithë anëtarët e Shoqatës që në raport me vendet e rajonit kanë nxjerrë tregues dhe indikatorë pozitivë si nga ana e cilësisë së portofolit të kredisë ashtu edhe në mesataren e kredidhënies.
Ajo u shpreh në emër të të gjithëve se institucionet mikrofinanciare në vend do të vazhdojnë t’i shërbejnë pjesës së shoqërisë me të ardhura financiare më të ulëta, nisur edhe nga misioni social i mikrofinancës. Paraqiti gjithashtu edhe objektivat parësorë të institucioneve anëtare të mikrofinancës ku ndër më kryesorët janë:
Rritja e aksesit në Financë
Krijimi i vendeve të punës
Zgjerimi i përfshirjes Financiare
Zhvillimi teknologjik për përmirësim të vazhdueshëm të produkteve dhe shërbimeve
Rëndësi të veçantë dhe përpjekje galopante janë bërë dhe do vazhdojnë të bëhen në procesin e gjatë të edukimit financiar, gjithashtu edhe në mbështjetjen e veprimtarisë bujqësore të qëndrueshme.


Rreth Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare është një organizatë sektoriale e themeluar në vitin 2006, e cila bashkon institucionet financiare kredidhënëse më të rëndësishme në vend. Institucionet anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë kthyer në promotore të zhvillimit ekonomiko-social dhe në aktorë të edukimit financiar të sipërmarrjeve private, agro-biznesit dhe individëve. Anëtarët aktualë të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë Agro&Social Fund shpk, Agrokredit sh.a., Crimson Finance Fund Albania shpk, Fondi Besa sh.a., Fed Invest SHKK, IuteCredit Albania sh.a., Kredo Finance shpk , NOA sha, UniFin SHKK,Mia Finance sh.a.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0