Digi Diaspora, takimi që bëri bashkë shqiptarët e diasporës - Business Magazine Albania

Digi Diaspora, takimi që bëri bashkë shqiptarët e diasporës

Për të forcuar rolin e shqiptarëve të diasporës në botë, me synim forcimin e kapaciteteve të bizneseve lokale dhe komunitetit digjital, si dhe rrjetëzimit profesional,  Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit (AITA), e mbështetur nga Programi i Migracionit dhe Diasporës – financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik e Zhvillim (BMZ) dhe zbatuar nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (GIZ), organizoi në 12 Maj një takim virtual me shqiptarët e diasporës.

Organizimi i tipit uebinar, ku përveç prezantimeve nga të ftuarit, u dha mundësia të gjithë pjesëmarrësve të bënin pyetje rreth temës së teknologjisë. Në këtë event, u fol edhe për profesionistët shqiptarë në fushën e IT-së, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë Shqipërisë.

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, si partner i këtij organizimi me përfaqësues përgjegjësin e sektorit të mbështetjes së sipërmarrjes Arian Leço, shprehu vlerësimin për zhvillimin e këtij eventi, i cili bashkon të gjithë shqiptarët si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Z. Leço bëri një prezantim të institucionit dhe projekteve të FSHZHD-së.

Pesha e tematikës së kësaj konference mblodhi dhjetëra njerëz nga akademia, përfaqësues institucionesh dhe partnerë ndërkombëtarë, të cilët diskutuan mbi përshtatjen e shoqërisë me zhvillimet dhe ndikimin e teknologjisë dhe digjitalizimit në fushën e edukimit, si dhe përshtatjen e tyre me nevojat e shoqërisë moderne.

Panelistët që morën pjesë jetojnë në 4 shtete të ndryshme të botës dhe veprojnë në fusha të ndryshme të teknologjisë. Ata ishin Mira Mezini dhe Erjola Tona nga Gjermania, Andi Mullaraj nga Shtetet e Bashkuara dhe Kushtrim Xhakli nga Kosova.

Gjatë konferencës u shkëmbyen ide dhe eksperienca, në mënyrë të tillë që sakrificat dhe njohuritë e përfituara gjithë këtij viti pandemik të jenë të vlefshme në mënyrë që të ecet përpara me hapa më të shpejtë.

Takimi ishte i pari i një seri takimesh virtuale që do të organizohen në këtë kuadër. “Digi Diaspora 2” është i organizuar në tre takime në 12 Maj, 2 dhe 23 Qershor. Në Meetup #2, i cili do të mbahet në 2 Qershor 2021, do të ketë një prezantim edhe më të detajuar të “Rrjetit të profesionistëve”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0