Diaspora dërgon 541 milionë euro në Shqipëri. Rritje nga 2020, më shumë para po dërgohen në kanalet formale - Business Magazine Albania

Diaspora dërgon 541 milionë euro në Shqipëri. Rritje nga 2020, më shumë para po dërgohen në kanalet formale

Shuma prej 541 milionë eurosh është dërguar nga emigrantët këtë vit për familjarët e tyre në Shqipëri. Kjo sasi parash është rritur me 15% krahasuar me vitin e kaluar, kur shtetet u izoluan për shkak të pandemisë.

Por, nëse shohim në vite, për herë të fundit kjo sasi parash u regjistrua në vitin 2009. Mandej dërgesat ishin ndërmjet 400 deri në 500 milionë euro.

Italia dhe Greqia janë kanalet kryesore, kjo për shkak të numrit të madh të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtetet fqinje.

Lexo edhe: BERZH rishikon me rritje ekonominë e Shqipërisë. Rindërtimi dhe remitancat stimuli kryesor

Por, vitet e fundit po rriten edhe prurjet nga vendet e reja të emigrimit, kryesisht nga  Britania e Madhe dhe Gjermania.

Kujtojmë se kjo e fundit është ndër shtetet që ka afruar më shumë shqiptarë, me kontrata pune.

Referuar bankës qendrore, përgjatë kësaj periudhe është vërejtur një rënie e lehtë e përdorimit të kanaleve formale për dërgesat nga emigrantët përmes sistemit bankar e rrugëve të tjera zyrtare, teksa janë rritur dërgesat në cash si pasojë e lëvizjes së emigrantëve me zbutjen e masave kufizuese.

Që prej vitit 2015 e deri në vitin 2019 para krizës së pandemisë niveli i remitancave ka parë një rritje të vazhdueshme duke reflektuar edhe emigracionin masiv të shqiptarëve përtej kufijve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0