Diaspora dërgoi 1.13 miliardë euro remitanca në 2021-in. Shqipëria ka “varësinë” më të lartë në rajon - Business Magazine Albania

Diaspora dërgoi 1.13 miliardë euro remitanca në 2021-in. Shqipëria ka “varësinë” më të lartë në rajon

Euro

Në Shqipëri diaspora dërgoi rreth 1.13 mld euro në vitin 2021 sipas shifrave të Eurostat. Eurostat tregon se vendi ynë ka varësinë më të madhe në kontinent dhe rajon nga remitancat, që arrijnë në 6.7% të PBB-së. Mali i Zi vjen pas nesh me 6.1%.

Duke vërejtur më tej të dhënat shihet se shumat më të mëdha të parave janë dërguar nga emigrantët shqiptarë në Itali, që vazhdon të kryesojë në listë. Janë rreth 279 milion euro të dërguara nga fqinji përtej Adriatikut, ndërkohë pas saj vjen nga Mbretëria e Bashkuar me 206 milion euro. Nga 2017 është rritur me 11 milion euro shuma e parave të dërguara nga ishulli, ndërsa gjithnjë e më shumë shqiptarët emigrojnë drejt këtij destinacioni.

Në vendin e tretë për dërgimin e parave është Gjermania me plot 172.8 milion euro, e cila ka rritje me 70%. Në 2017-ën nga ky vend dërgoheshin 100 milion euro.

Lexo edhe: Përfaqësues të Diasporës i kërkojnë qeverisë shqiptare të drejtën e votës

Në vendin e katërt për paratë e dërguara qëndron Greqia me 172.3 milion euro. Edhe pse vitet e fundit ky vend preferohet më pak për emigrim, sërish dërgesat vijnë me rritje nga 2017, ku niveli qëndronte në 90 milionë euro.

Në total nga 27 vendet e BE janë dërguar 744.6 milion euro, ndërsa tashmë përvec se para për konsum në familje, diaspora po investon edhe në pasuri të paluajtshme. Gjithashtu që pas fillimit të pandemisë gjithmonë e më shumë po dërgohen para nëpërmejt kanaleve zyrtare, që ka rritur konsiderueshëm vlerën e parave që dërgohen në vend.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0