Dhoma Amerikane e Tregtisë feston ditën e Falenderimeve në Hilton Garden Inn - Business Magazine Albania

Dhoma Amerikane e Tregtisë feston ditën e Falenderimeve në Hilton Garden Inn


Dita e Falenderimeve solli së bashku për herë të parë që nga krijimi i saj Dhomën Amerikane të Tregtisë dhe komunitetin Amerikan në Tiranë si dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane, në ditën kur populli amerikan shprehet falenderues për çdo mundësi që i është dhënë në jetë.

Atmosfera e falenderimeve kryesoi eventin në Hilton Garden Inn përmes fjalës së presidentit të Dhomës së Tregtisë  Mark Crawford, i cili u kujtoi të ftuarve se në një ditë si kjo amerikanët falenderojnë për ushqimin e përditshëm dhe shëndetin familjar.

Z.Carson Relitz Rocker, drejtuesi politik dhe ekonomik në Ambasadën Amerikane në Tiranë uroi me të ftuarit përmes “Grace”, një ritual falenderues që flet për mundësitë që u janë dhënë njerëzve: ushqimi në tavolinë, shëndeti, puna, e mbi të gjitha familja. Pjesësmarrësit në event u njohën me historinë e kësaj feste deri në ditën e shpalljes së saj si një ditë kombëtare pushimi nga Presidenti Lincoln.

Në ambientet e Hotel Hilton Garden Inn, eventi u shoqërua me të gjithë elementët e kësaj feste trandicionale ashtu si edhe festimet në Amerikë.

Gjeli i detit, në qendër të tavolinës ishte përgatitur mjeshtërisht nga shefat e Hilton Garden Inn Hotel. Dekori, muzika, ngjyrat e gjithçka tjetër përfshiu të gjithë në klimën e saj festive.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0