Dhjetë ide biznesi që mund t’ju bëjnë milioner në 2021 - Business Magazine Albania

Dhjetë ide biznesi që mund t’ju bëjnë milioner në 2021

Ekspertët kanë renditur të paktën 10 fusha ku duhet të shikoni me kujdes nëse doni që të nisni një biznes këtë vit. Pavarësisht se janë me qindra mijëra njerëzit që kanë humbur punën për shkak të pandemisë, janë disa biznese të tjera nga ku njerëzit mund t’ia nisin nga fillimi e madje të bëhen të pasur.

Influencerët në rrjetet sociale

Njerëzit i kanë kthyer rrjetet sociale dhe kanë gjetur inspirim për shumë gjëra. Mundohuni që të gjeni një dritare për të hyrë në jetët e njerëzve.

Ekonomia e ndjenjave

Simpatia, inteligjenca emocionale dhe aftësitë ndër personale janë disa kualitete që duhet të ketë një person që i hyn kësaj fushe.

Biçikletat dhe skuterët elektrikë

Çdo gjë po shkon drejt elektrikeve. Konsiderojini që këto pajisje t’i shisni ose t’i jepni me qira.

Trajnimi dhe kujdesi i kafshëve

Gjatë 2020 u rrit numri i kafshëve shtëpiake.  Megjithatë shumica e njerëzve nuk ishin të përgatitur për ta mbajtur një kafshë në shtëpi. Kështu që pse mos t’i mësoni ju?

Shëndeti dhe mirëqenia sipas kërkesës

Shumica e njerëzve tashmë duan që të kenë një aplikacion për ushtrimet fizike apo deri tek ushqimet që duhet të hanë. Krijimi i platformave të tilla do t’ju sillte goxha të ardhura.

Zyrat e lëvizshme

Zyra nuk do të jetë më e njëjta. Shumica e pronarëve tashmë do ta kenë të vështirë që të harxhojnë para për hapësirë duke qenë se kjo nuk është përcaktuese për suksesin e një kompanie.

Diversiteti dhe përfshirja

Diversiteti dhe përfshira nuk kanë qenë kurrë më shumë se sot në qendër të globalizimit.

Bizneset e vogla dhe lokale

Është ide shumë e mirë  që të nisini një biznes të pavarur në një komunitet të veçantë.

E-learning (mësimi online)

Mësimi online është rritur me 328% gjatë vitit të kaluar. Kështu që nëse dini si të mësoni të tjerët, bëjeni online.

Shërbime pune në distancë

Shërbimet e punës në distancë synojnë që të ndihmojnë njerëzit të bashkëpunojnë më mirë.

MIRROR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0