Dëshironi të keni më shumë vetëbesim? Mos i përdorni këto 7 fjalë - Business Magazine Albania

Dëshironi të keni më shumë vetëbesim? Mos i përdorni këto 7 fjalë


Vetëbesimi nuk është diçka që e keni ose nuk e keni. Përkundrazi, është diçka që duhet ta praktikoni dhe zhvilloni.

Si mund ta praktikoni vetëbesimin? Njëra nga mënyrat themelore është që t’i kushtoni kujdes fjalëve tuaja. Më poshtë janë disa terma që nuk duhet t’i përdorni më, në mënyrë që të rrisni vetëbesimin tuaj:

  1. Përpiqem

Si për shembull, “Do të përpiqem të shkoj në atë takim”.

Në këtë kontekst, “përpiqem” në të vërtetë do të thotë “Unë nuk dua ta bëj këtë, por do ta bëj të tingëllojë si kur kam dëshirë ta bëj, kështu që ti nuk do të nevrikosesh me mua”.

Njerëzit me vetëbesim nuk e bëjnë këtë. Në vend të kësaj, ata ose e bëjnë ose nuk e bëjnë.

  1. Ndoshta

“A mund ta bësh këtë të Premten?”

Kur ju mungon vetëbesimi ju gjithashtu nuk mund të thoni jo. Kjo shpesh bën që ju të thoni diçka si, “Ndoshta …”, duke shpresuar se me tonin e zërit tuaj, personi që po ju bën kërkesën do të tërhiqet.

Në vend të kësaj, një person i sigurt do të thotë thjesht “Jo” kur e di se kjo është përgjigjja e duhur. Ata mund të shtojnë, “Sidoqoftë, unë mund ta bëjë këtë të Mërkurën e ardhshme”.

Lexo: Si të bëhesh më i guximshëm

  1. Nuk mundem

“Ne nuk mund ta bëjmë këtë.”

Nuk është se njerëzit me vetëbesim nuk dështojnë kurrë. Ata janë të gatshëm të ndërmarrin rreziqe sepse e dinë që nëse gjërat nuk funksionojnë, ato janë elastike. Ata bien, por pastaj ngrihen përsëri.

Kështu, fraza “Ne nuk mund ta bëjmë këtë” shndërrohet në  “kjo është e rrezikshme por besoj se mund ta bëjmë. Dhe nëse nuk funksionon, ne do të mbështesim njëri-tjetrin.”

  1. I vetëm

Njerëzit me vetëbesim asnjëherë nuk e përdorin fjalën “vetëm” – si, “Unë jam i vetëm këtu”.

Kjo për shkak se vetëbesimi i vërtetë nuk vjen nga të qenit një ujk i vetmuar. Kjo vjen nga vetëdija se ju jeni pjesë e diçka-je më të madhe, pavarësisht nëse është ekipi juaj i punës, familja juaj ose komuniteti juaj më i gjerë.

Vetmia dhe izolimi krijojnë frikë dhe shqetësim, dhe njerëzit me vetëbesim e dinë këtë. Kur ndjehen të vetmuar, ata dinë të qetësohen, duke kërkuar lidhje të reja ose mbështetje.

  1. Kurrë

“Kjo nuk do të funksionojë kurrë.”

Vetëbesimi lidhet me kreativitetin. Është aftësia përmes të cilës ju i zgjidhni problemet duke qenë të hapur ndaj mundësive, edhe kur nuk i ke të gjitha përgjigjet.

  1. Hmm

Shkurtesat si (“um”, “uh”, etj.) shpesh burojnë nga dëshira për t’u dukur sikur e dini se për çfarë po flisni.

Sidoqoftë, njerëzit e sigurt nuk kanë frikë të bëjnë një pauzë dhe të marrin frymë përpara se të përgjigjen. Ata nuk ndjehen sikur duhet ta dinë përgjigjen menjëherë.

  1. E dini?

Përfundimi i çdo fjalie me: “E dini?” shpesh është një mënyrë për t’u ndjerë më të sigurt duke kërkuar aprovim. Nuk është e thënë se të gjithë duhet të jenë dakord me ju gjatë gjithë kohës.

Një alternativë e mirë për t’u tërhequr nga kjo është të praktikoni mënyrën e përfundimit të mendimit tuaj. Atëherë thjesht mund të pyesni drejtpërdrejt: “Dhe cilat janë mendimet tuaja?”

“Më pëlqejnë fjalët e mëdha që nënkuptojnë diçka”. – Louisa May Alcott, shkrimtare e njohur amerikane.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0