Dëshironi të jeni më të suksesshëm në jetë? Fillojeni me këto tre zakone - Business Magazine Albania

Dëshironi të jeni më të suksesshëm në jetë? Fillojeni me këto tre zakone


Çdokush dëshiron “sukses brenda natës”. Të bëhet i famshëm dhe i sukseshëm papritmas nga një lëvizje e vetme, por për fat të keq ky lloj suksesi nuk ekziston. Madje nëse e merrni frymëzimin vetëm nga ëndrrat tuaja, atëherë nuk do të mund të jeni kurrë të suksesshëm. Pra, në vend që të rrish duke shpresuar për këtë sukses, ajo që duhet të bësh është të përqendrohesh e të zhvillosh zakone të mira.

I pyetur rreth kësaj teme Dean Graziosi, një sipërmarrës i njohur amerikan, marketer, pronar biznesi, investitor i pasurive të paluajtshme gjithashtu edhe trajner suksesi, ka dhënë tre zakone të rëndësishme se si mund të jemi më  afër suksesit.

Përqendrohuni në anët pozitive

Njerëzit e pasukseshëm kanë tendencën të përqëndrohen në anët negative të çdo gjëje që ndodh rreth nesh. Në këshillat e këqija, në ato arsye që i pengojnë ata të punojnë në ndjekjen e qëllimeve të tyre.

Ajo që bëjnë njerëzit e suksesshëm është e kundërta. Ata vlerësojnë të mirat në botë, në anët positive, në gjërat që duhet të jenë mirënjohës. Studimet tregojnë se njerëzit që e bëjnë këtë janë më të lumtur, më produktivë, të shëndetshëm e më ambiciozë. Mund të jetë e vështirë të përqendrohemi në gjërat e mira, por thjesht duhet të praktikohemi për ta arritur këtë. Sepse në fund të fundit suksesi fillon në mendjen tonë.

Mbani përgjegjesi

Personat e suksesshëm nuk fajësojë të tjerët për të metat e tyre. Ata mbajnë vetë përgjegjesi për fitimet dhe dështimet e tyre. Ndërsa pjesa tjetër vepron ndryshe nga kjo.

Po pse ndodh kjo?

Ky fenomen ndodh sepse është më e lehtë ta kalosh fajin tek dikush tjetër, duke justifikuar kështu edhe pasigurinë e vazhdueshme. Detyrimisht në rrugën e suksesit ju do të bëni gabime, por nëse doni të mësoni dhe të rrisni suksesin tuaj asnjëherë nuk duhet të fajësoni të tjerët për gabimet tuaja. Sepse nëse e bëni këtë asnjëherë nuk do të arrini dot në potencialin apo destinacionin që dëshironi.

Kërkoni për gjurmët

Njerëzit e suksesshëm u kushtojnë vëmendje rutinave që funksionojnë në jetën e tyre- veprime të cilat sjellin të dhëna pozitive ose jo në jetën e tyre. Ata kërkojnë gjurmë të informohen rreth vendimeve të tyre të ardhshme. Për shembull, nëse në palestër kuptoni se duke vrapuar një milje çdo ditë do të humbisni peshë, atëherë do të vazhdoni ta bëni këtë për të arritur atë që doni. Nëse vëreni se diçka që po bëni nuk po funksionon ose po sjell rezultate negative atëherë do të ndaloni së bëri këtë gjë.

Kjo është një çështje për të mbetur të vetëdijshëm e për të vepruar në mënyrë strategjike.

Suksesi në fund të ditës ka të bëjë me indetifikimin e asaj që ju ndihmon të qendroni produktiv. Njerëzit jo të suksesshëm refuzojnë të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre dhe fokusohen në anët negative të çdo gjëje, prandaj nëse doni të jeni të suksesshëm duhet të bëni të kundërtën.

Besmira Koro

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0