Shqiptarët kudo në botë kanë festuar ditën e Pavarësisë dhe uruan njëri-tjetrin. Por urimin më të bukur e morën shqiptarët në Kanada.
Gëzuar Festën e Pavarësisë! Është përshëndetja që vjen nga deputetja kanadeze. Julie Dabrusin, deputetja e parlamentit kanadez, e bëri urimin simbolik para kolegëve të saj.
Ajo tha se, “Pas rreth 500 vitesh, Shqipëria fitoi pavarësinë nga Perandoria Osmane dhe më 28 nëntor 1912, shpalli pavarësinë. Në këtë ditë, flamuri shqiptar u ngrit në Vlorë dhe kjo ditë njihet si Dita e Flamurit. Në këtë ditë, unë do të doja të përshëndesja shqiptarët në të gjithë vendin, duke përfshirë komunitetin shqiptar të Torontos”.
Dabrusin, 47 vjeç, është deputete e Partisë Liberale në Kanada e zgjedhur në vitin 2015.
Deklarata e saj, tërhoqi vemendjen e mediave dhe u shpërnda nga shumë shqiptarë në rrjetet sociale.
https://youtu.be/cOal5DpWCbM
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto