‘Denonco Kadastrën’, platforma e re ku mund të zgjidhni problemet me pronat - Business Magazine Albania

‘Denonco Kadastrën’, platforma e re ku mund të zgjidhni problemet me pronat

Denonco Kadastrën

‘Denonco Kadastrën’, është platforma e re që ka prezantuar kryeministri Edi Rama, i cili fton qytetarët që tashmë të denoncojnë në kohë reale korrupsionin në lidhje me pronat.

Në profilin e tij zyrtar të Facebook kryeministri tha:

“Revolucioni Digjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit antikorrupsion mbi Kadastrën”, thekson Rama.

Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe rrjetin antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë”.

Nëse një zyrë e Kadastrës pengon, vonon, bllokon qytetarët për zgjidhjen e problemit të tyre tashmë ata do të shkruajnë në dritaren e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al

Kjo hapësirë e re administrohet nga rrjeti antikorrupsion i Ministrisë së Drejtësisë.

Rreth “Shqipëria që duam”

“Shqipëria që duam” është një platformë e hapur komunikimi dhe ndërveprimi me qytetarët, e cila do të shërbejë për ti dëgjuar ata në kohë reale për çështje të aktualitetit politik e qeverisës; për të diskutuar reforma e masa të rëndësishme, duke mundësuar ndikimin e qytetarëve mbi politikat qeverisëse në çdo sektor apo mbi ecurinë e punës së çdo ministrie e institucioni shtetëror; për të luftuar korrupsionin, për të nxitur e garantuar zgjidhjen e ndershme të problemeve komunitare ose vetjake të kujtdo.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0