COVID19/ Ja si paraqitet situata në Shqipëri, 869 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit - Business Magazine Albania

COVID19/ Ja si paraqitet situata në Shqipëri, 869 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

COVID19

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Nëse jeni mbi 18 vjeç, mund të vaksinoheni në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5257 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 869 qytetarë, në këto bashki:

292 raste në Tiranë, 68 në Durrës, 58 në Shkodër, 44 në Fier, 36 në Lushnje 31 në Vlorë, 24 në Elbasan, nga 20 raste në Lezhë, Kamëz, Korçë, nga 18 raste në Kukës, Sarandë, nga 17 raste në Kurbin, Kavajë, 14 në Berat, 13 në Krujë, 11 në Prrenjas, nga 10 raste në Kolonjë, Pogradec, Mallakastër, Dibër, Rrogozhinë, 9 në Patos, 8 në Gramsh, 7 në Vau i Dejës, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Divjakë, Gjirokastër, nga 4 raste në Peqin, Skrapar, Roskovec, Vorë, nga 3 raste në Fushë Arrëz, Shijak, Këlcyrë, Devoll, Dimal, Kuçovë, Poliçan, Librazhd, nga 2 raste në Belsh, Cerrik, Maliq, Finiq, Klos, Mirditë, Pukë, nga 1 rast në Tropojë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj.

Lexoni: Pandemia Covid-19, mbi 7000 biznese mbyllin qepenët

Janë 12,585 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 33 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: tre qytetarë nga Tirana të moshave 62-71 vjeç dhe një qytetar 86 vjeç nga Durrësi.

Janë shëruar 862 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 141,038 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Shtator 2021)

  • Raste të reja ditore        869
  • Të shëruar në 24 orë      862
  • Të shtruar në spitale       175
  • Humbje jete në 24 orë     4
  • Testime ditore                 5257
  • Testime totale          1,112,627
  • Raste pozitive             156,162
  • Raste të shëruara         141,038
  • Raste Aktive                  12,585
  • Humbje jete                      2,539

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë             5146
  • Shkodër          1555
  • Durrës             1064
  • Fier                  1060
  • Vlorë               920
  • Lezhë              716
  • Elbasan           607
  • Berat               448
  • Korçë               288
  • Gjirokastër      291
  • Kukës              271
  • Dibër                219

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0