COVID-19, Shkon në 70 numri i të prekurve në Shqipëri

COVID-19, Shkon në 70 numri i të prekurve në Shqipëri

~2 minuta lexim


6 persona të prekur nga koronavirusi janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të personave të identifikuar në 70.

Gjatë komunikimit të përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë,  Mira Rakacolli njoftoi se në total, deri tani janë testuar 732 persona të dyshuar në vend. Ndërsa në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona.

Personat e sëmurë gjenden në këto qytete:

— Në Tiranë: 50 persona;

— Në Durrës: 5 persona, përfshirë një të moshuar që ndërroi jetë;

— Në Fier: 7 persona;

— Në Lushnjë: 2 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Elbasan: 2 persona;

— Në Rrogozhinë: 2 persona;

— Në Kavajë: 2 persona.

Prej tyre, 35 janë të shtruar në Spitalin Infektiv të QSUT-së—tre prej të shtruarve janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve është në gjendje të qëndrueshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse doni që fëmijët tuaj t’ia dalin, shpenzoni dyfish kohë me ta”
— Abigail Van Buren
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0