COVID-19, Rama prezanton planin financiar me 7 pika

COVID-19, Rama prezanton planin financiar me 7 pika


 Kryeministri Edi Rama shpalosi planin financiar për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi në vend.

“Do të kemi plan A, plan B, plan C dhe pastaj D nëse do të jetë e nevojshme. Ne mund dhe do të financojmë jo jetesën në luftë si në paqe, por mbijetesën e atyre që edhe në paqe mbijetojnë, të atyre që nuk shkojnë dot në punë dhe atyre që pa biznesin e vogël nuk i mbijetojnë dot të nesërmes. Të tjerët nuk duhet të kërkojnë nga ne, por të bëjnë luftën e tyre ekonomikisht ndryshe”, tha Rama.

Pasi theksoi se “momentalisht do të prekim pagat e deputetëve dhe ministrave, që do të marrin gjysmën e rrogës derisa të përfundojë lufta”, Rama prezantoi 7 pikat e planit ekonomik:

  • 2,5 miliardë lekë për Ministrinë e Shëndetësisë për pajisje dhe materiale mjekësore.
  • 10 miliardë lekë për kompanitë që kanë vështirësi objective për të paguar pagat e punonjësve.
  • 6,5 miliardë lekë për shtresat në nevojë, biznesin e vogël.
  • 2 miliardë lekë për Ministrinë e Mbrojtjes.
  • 1 miliardë lekë si fond rezervë për Këshillin e Ministrave për urgjenca.
  • Fshirje e kamatëvonesave për debitorët aktivë të energjisë elektrike.
  • Riskedulim për në 6 mujorin e dytë të vitit 2020 të tatim-fitimit për gjithë bizneset me xhiro nga 2-14 milionë lekë.

“Sot është koha të kursejmë gjithçka mundemi. Nuk shkon që këto kufizime që i kemi pranuar t’i hedhim në plehra ngaqë nuk mbajmë dot radhë siç duhet te dera e dyqanit”, theksoi Rama.

Në plan parashikohet shtyrja e dorëzimit të bilanceve për një periudhë deri në 1 qershor do të përfshihet nesër me gjithë të tjerat si pjesë e aktit normativ për ndryshimet në buxhetin e shtetit.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0