COVID-19, Futbollisti Neymar dhuron 880 mijë euro për UNICEF

COVID-19, Futbollisti Neymar dhuron 880 mijë euro për UNICEF


Mediat braziliane zbuluan ditën e sotme se futbollisti Neymar, dhuroi në mënyrë anonime rreth 880 mijë euro për të luftuar epideminë e koronavirusit.

Ky fond do t’u sigurojë paga minimale familjeve në nevojë. Sipas mediave Neymar kishte kërkuar që informacioni të mos bëhej publik.

Emisioni Fofocalizando, tregoi se sulmuesi i ekipit Paris Saint Germain ia dhuroi privatisht paratë agjencisë humanitare të UNICEF-it dhe një fondi tjetër të krijuar nga artistë e persona të njohur në Brazil.

Lexoni: UNICEF ndihmon Kosovën me mijëra pajisje mbrojtëse mjekësore

Futbollisti bëhet kështu pjesë e qindra sportistëve të tjerë që po kontribuojnë për të luftuar pandeminë.

Shumë ekipe futbolli kanë rënë dakord të shkurtojnë pagat e tyre, për të kontribuar ndaj betejës kundër koronavirusit. Lojtarët e Barcelonës kanë vendosur të dhurojnë 70% të pagës së tyre.

DailyMail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0