Copy-Paste nuk do të jetë më njësoj - Business Magazine Albania

Copy-Paste nuk do të jetë më njësoj

Gjithnjë e më shumë flitet se Microsoft po planifikon një Windows 10X të ri në pranverën e vitit 2021, por disa opsione të reja mund të arrijnë në Windows 10 shumë më herët sesa pritej. Ndër ndryshimet mund të jetë një panel i ri që do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën e funksionimit të kopjimit.

Microsoft do të shtojë kështu një panel në të cilin përdoruesit mund të shtojnë emoticions, GIF dhe përmbajtje të tjera. Paneli i ri gjithashtu përmban disa karakteristika të reja që duhet ta bëjnë më të lehtë për përdoruesit të shtojnë përmbajtje në mesazhe, dokumente dhe postë elektronike.

Ekziston edhe opsioni “Historiku i Clipboard”, i cili tregon elementet që u kopjuan për herë të fundit në panel, dhe Windows tashmë lejon përdoruesit të përdorin atë kur klikojnë në butonin e Windows dhe V. Problemi më i madh është se brenda këtij opsioni, deri tani janë ruajtur deri në 25 elemente të përdorura më parë, kështu që të vjetrat fshihen sapo të shfaqen të reja, por kjo mund të ndryshojnë së shpejti.

Opsioni i ri “Historiku i Clipboard” së shpejti do të vijë në Windows 10, dhe mbështet jo vetëm tekstin, por edhe fotot dhe përmbajtjen HTML. Kështu, funksioni i vjetër copy-paste do të pësojë një ndryshim që së shpejti mund ta dërgojë atë në histori, pasi përmbajtjet kopjohen gjithnjë e më pak, dhe mbahen mend gjithnjë e më shpesh.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0