Coinbase: Tre sektorë që do të dominojnë tregun e kriptove në 2026 - Business Magazine Albania

Coinbase: Tre sektorë që do të dominojnë tregun e kriptove në 2026

kripto monedha

Coinbase Institutional ka publikuar një raport mbi tendencat e tregut të kriptove për vitin 2026, duke nënvizuar se struktura e tregut, dhe jo ciklet e ”nxehtësisë spekulative”, do të përcaktojë tregtinë dhe adoptimin e kriptove. Aktiviteti pritet të përqendrohet në tre fusha kryesore: perpetual futures, tregjet e parashikimeve dhe stablecoins/pagesa.

Kontrata të përhershme të së ardhmes, shtylla kryesore e tregut

Sipas Coinbase, kontratat  po bëhen një komponent thelbësor i aktivitetit në tregjet e kriptove. Derivatet përbëjnë shumicën e volumit të tregtisë në platformat kryesore, duke ndryshuar mekanikën e formimit të çmimeve nga momentumi i tregut retail në pozicionimin, normat e financimit dhe likuiditetin.

Raporti thekson se pas ngjarjeve të likuidimeve në fund të vitit 2025, leverage u reduktua ndjeshëm, duke e karakterizuar këtë si një ri-rregullim struktural, ku pjesëmarrja mbeti e qëndrueshme.

Tregjet e parashikimeve, drejt përdorimit të qëndrueshëm

Coinbase vlerëson se tregjet e parashikimeve po kalojnë nga produkte eksperimentale në një infrastrukturë financiare më të qëndrueshme. Rritja e volumit dhe likuiditetit tregon përdorimin gjithnjë e më të gjerë për zbulim informacioni dhe menaxhim rreziku.

Fragmentimi i platformave po rrit kërkesën për agregim dhe efikasitet, duke tërhequr pjesëmarrës më të sofistikuar dhe duke zgjeruar përdorimin jashtë tregut të kriptove, veçanërisht me qartësimin e rregulloreve në disa juridiksione.

Stablecoins dhe pagesat, baza e përdorimit real

Stablecoins dhe pagesat konsiderohen si burimi më i qëndrueshëm i përdorimit praktik të kriptove. Volumet e transaksioneve vazhdojnë të rriten përmes transferimeve ndërkombëtare, likuiditetit dhe menaxhimit të fondeve, jo vetëm për tregtim spekulativ.

Coinbase nënvizon se aktiviteti i pagesave po integrohet gjithnjë e më shumë me strategjitë e tregtisë automatike dhe aplikacionet e bazuara në AI, duke forcuar pagesat blockchain si infrastrukturë kyçe në tregjet dixhitale.

Çfarë pritet në 2026

Raporti thekson se 2026 do të jetë një test për tregjet e kriptove, për të parë nëse mund të vazhdojnë të zgjerohen dhe të menaxhojnë riskun nën kushte më të rrepta financiare. Suksesi i tre sektorëve kryesorë mund të përcaktojë rrugën e tregut edhe pas cikleve të ardhshme të çmimeve.

Coindesk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0