Clubhouse, rrjeti social i momentit - Business Magazine Albania

Clubhouse, rrjeti social i momentit

“Clubhouse”, rrjeti social i momentit, ku çdo ndërveprim bëhet nëpërmjet zërit ka një konfirmim global tashmë. Të hënën, aplikacioni audio rrëzoi shërbimin e njohur të mesazheve Telegram në Gjermani, duke u renditur në vendin e dytë në listën e aplikacioneve më të shkarkuara më shpesh në Apple App Store. Në Austri, Clubhouse renditet në vendin e pestë, përpara Facebook dhe Facebook Messenger. Signal është gjithashtu në vendin e parë në këtë vend, i ndjekur nga Telegram, Beer Buddy dhe WhatsApp.

Me Clubhouse, përdoruesit mund të dëgjojnë biseda si një podcast direkt ose të marrin pjesë në diskutime. Në kontrast me rrjetet si Twitter, ju nuk mund të komentoni me shkrim postimet ose të bëni “pëlqime”. Aplikacioni aktualisht është i disponueshëm vetëm për përdoruesit e iOS.

Rrjeti social i bazuar në audio nuk përmban fotografi ose video, vetëm dhoma bisedash publike dhe private. Përdoruesit kanë vetëm fotografi të profilit dhe ndjekës. Bisedat nuk regjistrohen; përdoruesit e kapërcejnë këtë duke transmetuar drejtpërdrejt biseda në platforma të tjera, përfshirë YouTube.

Themelimi i Clubhouse përkoi me fillimin e pandemisë së koronavirusit, në Mars 2020. Aplikacioni me bazë në San Francisko drejtohet nga kompania Alpha Exploration Co., e cila investoi 12 milion dollarë për krijimin e këtij aplikacioni dhe aktualisht numëron vetëm 10 punonjës.

Bosi i Teslas dhe Space X i është bashkuar platformës duke iu lënë një takim ndjekësve të tij të shumtë në Twitter, për të folur për tema të ndryshme, duke grumbulluar kështu 5 mijë persona që është edhe numri maksimal i ndërveprimit njëkohësisht.

Musk ka folur për misionin e tij për të dërguar njerëz në Mars, për projektin Neuralink për krijimin e një ndërfaqeje që lidh trurin me makinën, por edhe për Bitcoin, projektet e Teslas për inteligjencën artificiale etj.

NY POST

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0