Cilat janë shenjat e horoskopit që kursejnë më shumë para? - Business Magazine Albania

Cilat janë shenjat e horoskopit që kursejnë më shumë para?


Shenja e horoskopit tregon edhe mënyrën si i menaxhoni paratë.

Sipas ekspertëve, janë këto 3 shenja që dominojnë më shumë, për kursimin e tyre në mënyrën më të mirë.

Bëhet fjalë për : demin, virgjëreshën dhe bricjapin.

1. Demi

Demat shqetësohen të kenë mjaftueshëm para edhe nëse mund të jenë në gjendje të mirë ekonomike. Ata duan siguri për të bërë një jetë të mirë dhe për ta shijuar jetën. Për këtë arsye, ata njihen si kursimtarë të mirë dhe nuk i shpërdorojnë lehtë paratë. Ndonjëherë, ata harrojnë jetën e tyre personale, për shkak të kujdesit të tyre për anën financiare.

2. Virgjëresha

Virgjëreshat përgatiten për çdo gjë në jetën e tyre, që mund t’i dali jashtë planit. Frika nga gjërat e tilla, i bën ata të jenë më shumë të kujdesshëm me menaxhimin e të ardhurave. Ata mundohen t’a shijojnë jetën e tyre duke shpenzuar, por gjithmonë kanë një rezervë për paratë e tyre.

3. Bricjapi

Njerëzit që kanë këtë shenjë, njihen që punojnë fort dhe mendojnë për ditët e vështira. Motoja e një bricjapi është “puno fort, për të pasur qëndrueshmëri”. Ndonjëherë i mërzisin të tjerët, me fiksimin që kanë për punën e tyre, por kjo i ndihmon ata të kursejnë shumë dhe të mos shpenzojnë për gjëra pa vlerë.

/YourTango

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0