Cilat banka i kanë shërbimet më të shtrenjta? - Business Magazine Albania

Cilat banka i kanë shërbimet më të shtrenjta?


Bankat komerciale të cilat operojnë në Kosovë vazhdojnë të raportojnë fitime të larta edhe gjatë vitit 2016. Deri në fund të muajit korrik bankat kanë raportuar fitim në vlerë prej 46.7 milionë euro, dhe për këtë periudhë bankat kanë rritur të hyrat nga kamata për kredi si dhe nga provizionet që ato u marrin qytetarëve.

Në bazë të rregullores për normën efektive të interesit dhe kërkesat për shpalosje të miratuar nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), bankat duhet të jenë transparente ndaj qytetarëve për shërbimet që ato ofrojnë.

Të gjitha bankat duhet të përgatisin listën e çmimeve dhe të gjitha tarifave për të gjitha produktet dhe shërbimet që ato ofrojnë, duke i shpalosur në mënyrë të dukshme dhe ajo listë duhet të jetë në dispozicion për të gjithë klientët e interesuar.

Bankat duhet të sigurohen që çdo degë dhe njësi e tyre që merret me shërbimin e klientëve të mbaj në çdo kohë listat e tilla të çmimeve të printuara, të cilat përmbajnë informacionin e nevojshëm të gatshme për klientin. Informacioni i tillë duhet të jetë i qartë dhe i kuptueshëm, si dhe duhet të jetë i publikuar edhe në web faqen e bankës.

Bankat duhet të sigurohen që listat e çmimeve të përditësohen rregullisht dhe nuk duhet të imponojnë tarifa të cilat janë më të larta se struktura e shpalosur e tyre ose të llogarisin tarifat e tyre në mënyrë kontradiktore me kriteret e shpalosura të llogaritjes.

Por cilat banka ofrojnë shërbime me kushte më të mira për klientët?

Nga të dhënat e hulumtuara në web faqet e bankave komerciale, Gazeta Ekonomia ka bërë përmbledhjen e të dhënave për provizionet që bankat u marrin qytetarëve për shërbimet e ofruara.

Tabela në vijim iu mundëson një krahasim më të lehtë të këtyre provizioneve, ndërsa në ditët në vazhdim do t’iu sjellim krahasime lidhur edhe me provizionet tjera që bankat aplikojnë ndaj qytetarëve për kryerjen e shërbimeve.

Cilat-banka-i-kanë-shërbimet-më-të-shtrenjta-business-mag

 

 

 

 

Burimi: gazetaekonomia.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0