Çfarë të bëni gjatë muajit Prill në Tiranë? - Business Magazine Albania

Çfarë të bëni gjatë muajit Prill në Tiranë?


/Visit Tirana

Prilli është një ndër muajt ku në Tiranë ndihet një gjallëri e madhe. Pas muajit Mars, herë me shi e herë me diell, vjen Prilli me motin e ngrohtë.

Këtë muaj janë planifikuar disa evente madhore në Tiranë duke filluar me Panairin e Tretë Ndërkombëtar të Turizmit, Ballon Vjeneze Edicioni i Dytë, Panairi i Edukim dhe Punësim deri në koncertin e madh të Olen Cesarit me artistë të tjerë me famë botërore. Kini parasysh që shumica e evente në Tiranë njoftohen një ose dy javë para se të zhvillohen.

Në 21 Prill festohen Pashkët Katolike dhe 28 Prill Pashkët Ortodokse. Komuniteti i Krishterë në Shqipëri e feston në mënyra të ndryshme, por e përbashkëta është shkuarja në kishë, më pas gatimet tradicionale të ditës së shënuar, pa harruar “vezët e ngjyrosura” si simbolikën e festës.

Nëse jeni në Tiranë gjatë festës së Pashkëve, ne ju sugjerojmë të vizitoni Katedralen Ortodokse “Ringjallja e Krishtit” dhe Kishën Katolike të Shën Paulit, për të ndjerë atmosferën e Festës së Pashkëve.

Në Prill është parashikuar mot i ngrohtë, me temperatura që arrijnë deri në 20 gradë në javën e parë. Koha është perfekte për të shijuar sa më shumë qytetin me baret e hapura, koncerte, shëtitje si dhe natyrën në destinacionet turistike përreth Tiranës.

Një pranverë aventuriere

Sapo ngrohet koha, të gjithë duan të jenë sa më shumë në natyrë. Disa preferojnë shëtitjet, disa preferojnë të organizohen me familjen ose miqtë për piknik në parqet e Tiranës si në Parkun e Madh, Parku Rinia ose në fshatrat e Tiranës. Parku Kombëtar i Malit të Dajtit është një mundësi e shkëlqyer argëtimi dhe pushimi. Ju mund të provoni adrenalinën që ju fal Parku i Aventurave në Dajt, i krijuar për të rritur dhe fëmijë.

Nëse ju pëlqen të vizitoni destinacione natyrore të reja në Tiranë, keni një sërë mundësi zgjedhje. Udhëtim në Liqenin e Bovillës, në Farkë, Kasharë, Pezë, Shëngjergj, Pëllumbas, Petrelë, Prezë, ose udhëtim në Malin me Gropa. Të gjithë këto destinacione ofrojnë pamje mbresëlënëse të lulëzimit dhe gjelbërimit.

Gjatë Prillit do të shihni që njerëzit preferojnë të drekojnë në restorante të hapura, në tarraca etj. Të huajt e kanë lakmuar ushqimin në Tiranë për ndërthurjen e gatimeve me ndikim kultura të ndryshme.

Për të apasionuarit pas fotografisë, mos harroni të postoni fotot tuaja nga pranvera në Tiranë duke përdorur hashtag #TiranaSpring2019. Si të marrësh pjesë? Kliko Këtu për rregullat e pjesëmarrjes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0