Ceremonia e hapjes së Javës së Parasë 2025 - Business Magazine Albania

Ceremonia e hapjes së Javës së Parasë 2025

Ceremonia e hapjes së Javës së Parasë 2025

Në datën 17 mars 2025, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, u çel Java Globale e Parasë, gjatë së cilës do të organizohen aktivitete të ndryshme ndërgjegjësuese dhe edukative. Kjo Javë është një festë mbarëbotërore e parasë, e cila bashkon institucione publike dhe private, organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, por mbi të gjitha, bashkon nevojën dhe angazhimin e përbashkët për edukimin financiar të brezave të rinj.

DSC 0069 498x332

Java Globale e Parasë (17-23 mars 2025) nuk do të ishte e mundur pa bashkëpunimin e institucioneve publike, sektorit bankar dhe partnerëve tanë kombëtarë dhe ndërkombëtarë,  si Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Shoqata Shqiptare e Bankave, Banka Botërore, bankat tregtare. Këta partnerë ndihmojnë jo vetëm në organizimin e kësaj fushate kaq të rëndësishme, por edhe në zbatimin e Strategjisë së Bankës së Shqipërisë për Edukim dhe Përfshirje Financiare.

DSC 0057 498x332

Lexo edhe:5 hapa të vegjël për të kursyer para për të ardhmen!

Java Globale e Parasë, e organizuar në mbarë botën nga OECD-INFE, ka si objektiv të ndihmojë fëmijët dhe të rinjtë të zhvillojnë një mendësi të shëndoshë financiare. Tema e këtij viti, “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri! – 100 vjet bankë qendrore në Shqipëri!”, shpreh domosdoshmërinë e marrjes së vendimeve financiare të zgjuara për një të ardhme të qëndrueshme.

DSC 0192 498x332

Aktivitetin çelës të Javës së Parasë 2025 e përshëndetën z. Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe z. Bledar Shella, Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave.

DSC 0274 498x332

Në fjalën e tij përshëndetëse, Guvernatori Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë, me bashkëpunimin e Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe falë mbështetjes tepër të vyer të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe partnerëve të tjerë, ka organizuar ndër vite aktivitete edukative dhe ndërgjegjësuese për grup-moshat e nxënësve të arsimit parauniversitar dhe atij universitar.

DSC 0296 498x332

Guvernatori shtoi se viti 2025 përkon me një moment historik për Shqipërinë, 100-vjetorin e krijimit të Bankës së Shqipërisë, një moment i papërsëritshëm për të reflektuar mbi rrugëtimin tonë ekonomik dhe financiar.

DSC 0331 498x332

Themelimi i Bankës Kombëtare të Shqipnis në vitin 1925 shënoi fillimin e një epoke të re në sistemin financiar shqiptar, duke vendosur bazat e parasë kombëtare dhe ofruar stabilitet në kryerjen e pagesave.

DSC 0407 498x332

Kuptimi i saktë i historisë financiare të vendit tonë dhe Bankës së Shqipërisë nga të rinjtë do ti ndihmojë ata të marrin vendime të mençura në menaxhimin e financave të tyre dhe të jenë qytetarë aktivë në ndërtimin e një ekonomie më të mirë kombëtare.

DSC 0497 498x332

“Ju inkurajoj të gjithëve të përfshiheni aktivisht, të mësoni, të sfidoni veten dhe të mendoni për të ardhmen tuaj financiare. Njohuritë që do të fitoni sot mund të jenë themeli i sigurisë dhe suksesit tuaj nesër. E ardhmja financiare e Shqipërisë fillon me vendimet që marrim sot, dhe ju, të rinjtë, jeni protagonistët kryesorë të saj.” – përfundoi Guvernatori Sejko.

DSC 0531 498x332

Konkursi i parë ishte ai i “Vizatimit më të mirë”, i cili ftoi nxënësit e klasave III, të  vizatojnë kartëmonedhën e tyre imagjinare me temë “100 vjet Banka e Shqipërisë, banka jonë qendrore”. Në konkurrim u paraqitën mbi 600 vizatime, të realizuara nga nxënës të 80 shkollave 9-vjeçare prej të cilave u shpallën 10 fitues.

DSC 0254 498x332

Konkursi i dytë ishte ai i “Projektit më të mirë” për klasat IV me temë “100 vjet Banka e Shqipërisë, banka jonë qendrore!”, ku klasat IV, nën drejtimin e mësuesit, konkurrojnë përmes krijimit të projekteve me temën e JGP-së. Gjithsej në konkurs u paraqitën 70 projekte, të realizuara nga rreth 2300 nxënës të 60 shkollave 9-vjeçare të vendit.

DSC 0424 498x332

Konkursi i tretë ishte ai i “Fotomontazhit më të mirë”, për pjesëmarrjen në të cilin nga nxënësit e klasave VIII u kërkua që, individualisht apo në grup, të zbërthejnë temën e Javës së Parasë, nëpërmjet imazheve dhe diçiturave. Në konkurs u paraqitën 155 fotomontazhe, të realizuara nga nxënës të 70 shkollave 9-vjeçare të vendit..

DSC 0266 498x332

Konkursi i katërt ishte ai i “Videos më të mirë” me temë “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri!”. Nxënësit gjimnazistë u ftuan të përcillnin me origjinalitet mesazhet e tyre për temën, përmes një videoje prej jo më të gjatë se 2 minuta. Gjithsej në konkurs u paraqitën 75 video, të realizuara nga 100 nxënës të 35 shkollave të mesme të vendit.

DSC 0469 498x332

Konkursi i pestë ishte ai i “Esesë më të mirë” me temë “100 vjet Banka Qendrore në Shqipëri: Rruga drejt stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik”. Studentët u ftuan të realizonin ese argumentuese jo më të gjata se 1500 fjalë, duke përmbushur kriteret e shkrimit akademik. Gjithsej në konkurs u paraqitën 8 punime, të realizuara nga studentë të 7 universiteteve publike dhe jopublike të vendit.

DSC 0263 498x332

Banka e Shqipërisë përgëzon dhe falënderon përzemërsisht të gjithë nxënësit dhe mësuesit e shumtë pjesëmarrës në konkurset e organizuara me rastin e Javës së Parasë 2025.

BOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0