CEO i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të shkaktojë një "masakër" dhe papunësia të arrijë 20% - Business Magazine Albania

CEO i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të shkaktojë një “masakër” dhe papunësia të arrijë 20%

CEO i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të shkaktojë një "masakër" dhe papunësia të arrijë 20%

Inteligjenca artificiale mund të fshijë gjysmën e vendeve të punës në nivelin fillestar të punëve të bardha dhe të çojë normën e papunësisë në SHBA deri në 20%, ka paralajmëruar drejtori ekzekutiv i një prej kompanive më të rëndësishme të AI-së.

Dario Amodei, CEO i Anthropic, kompania që ka zhvilluar chatbot-in e njohur “Claude”, ka theksuar se drejtuesit dhe politikanët duhet të ndalojnë së “zbuturi të vërtetën” për valën e pushimeve nga puna që mund të ndodhë në fusha si teknologjia, financat dhe ligji — dhe të jenë të sinqertë me punëtorët për shkallën e rrezikut. “Shumica prej tyre nuk janë aspak të vetëdijshëm për atë që po vjen,” u shpreh Amodei për Axios në një intervistë të publikuar të mërkurën. “Tingëllon e pabesueshme dhe njerëzit thjesht nuk e besojnë.”

Sipas tij, kjo goditje në tregun e punës mund të ndodhë brenda 1 deri në 5 vitet e ardhshme. Nga ana tjetër, ai thotë se AI do të sjellë përfitime të mëdha për ekonominë dhe do të nxisë përparime të paprecedenta në fusha si mjekësia. “Kanceri shërohet, ekonomia rritet me 10% në vit, buxheti ekuilibrohet — dhe 20% e njerëzve mbeten pa punë,” përshkroi Amodei një nga skenarët e mundshëm. Aktualisht, niveli i papunësisë në SHBA qëndron në rreth 4.2%. Ky paralajmërim i fundit nga CEO i Anthropic vjen në një kohë kur kompania e tij garon me gjigantë të tjerë të teknologjisë si Google, Meta dhe OpenAI, për të zhvilluar inteligjencën e përgjithshme artificiale (AGI) — një formë AI-je që ka kapacitet kognitiv të ngjashëm me njeriun, ose edhe më të madh.

Lexo edhe:CEO i Nothing: Telefonat e së ardhmes do të përdorin vetëm një aplikacion me AI

Amodei, i cili më parë ka punuar në OpenAI nën drejtimin e Sam Altman, është një nga disa drejtues që kanë ngritur alarmin për trazirat që po vijnë në tregun e punës. Më herët gjatë këtij viti, CEO i Meta, Mark Zuckerberg, foli për rolin në rritje të AI-së në kompaninë e tij. “Me shumë mundësi në vitin 2025, ne në Meta, ashtu si edhe kompanitë e tjera që punojnë në këtë drejtim, do të kemi një AI që funksionon praktikisht si një inxhinier i nivelit të mesëm që mund të shkruajë kod,” tha ai në një intervistë në podcast-in “The Joe Rogan Experience”. Ndërkohë, CEO i Google, Sundar Pichai, paralajmëroi në prill të vitit 2023 se ai priste që punonjësit e dijes — si shkrimtarët, kontabilistët, arkitektët dhe inxhinierët e softuerëve — të goditen fort nga rritja e përdorimit të AI-së.

nyp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0