CCBS PREZANTON ROADMAP PËR TË ARRITUR CARBON NEUTRAL DERI NË 2030 - Business Magazine Albania

CCBS PREZANTON ROADMAP PËR TË ARRITUR CARBON NEUTRAL DERI NË 2030

CCBS

Mundësuar me mbështetjen e konsulentëve, Roadmap përfshin investimet e nevojshme dhe ndikon në përfshirjen e palëve të treta në rrjetin e furnizimit, drejt veprimeve të qëndrueshme.

CCBS, partner i autorizuar për prodhimin, ambalzhimin, shitjen dhe shpërndarjen e produkteve Coca-Cola në Shqipëri dhe një aktor prokativ në zhvillimin e vendit gjatë 30 viteve të fundit, ka hedhur bazat drejt një objektivi ambicioz: Synimi për t’u bërë kompania e parë në Shqipëri që arrin Carbon Neutral. Ky synim do të arrihet duke ndjekur një Roadmap që do të përcaktojë investimet e nevojshme për t’u përmbushur deri në vitin 2030.

Roadmap i përgatitur me mbështetjen e konsulentëve, identifikon masat kyçe për të reduktuar gjurmën e karbonit të aktiviteteve të CCBS në vitet në vijim. Në to përfshihen emetimet direkte të kompanisë (të ashtuquajturat Scope 1 dhe 2), të cilat mund të reduktohen përmes novacionit dhe investimeve, si dhe ato indirekte (Scope 3), që lidhen me furnizuesit e lëndëve të para dhe transportin. Për këtë fushë, dialogu me zinxhirin e furnizimit do të jetë thelbësor, duke adoptuar standarde të përbashkëta si dhe duke promovuar një transformim të përbashkët drejt praktikave më të qëndrueshme të biznesit, në bashkëpunim me aktorë të tjerë.

Një element tjetër i vizionit të qëndrueshmërisë së CCBS, që gjatë këtyre viteve ka sjellë investime të shumta, si: vetëprodhimi i 68% të nevojave për energji elektirke për CCBS falë impiantit fotovoltaik, një flotë tregtare me 99 automjete elektrike në Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan dhe Vlorë, si dhe një përdorim të shtuar të materialeve të ricikluara (si PET i ricikluar – rPET) për ambalazhet e pijeve të shpërndara në të gjithë vendin.

CCBS do të monitorojë çdo vit gjurmën e karbonit sipas standardeve të njohura, duke planifikuar dhe zbatuar nisma domethënëse për reduktimin e tij: këto përfshijnë adoptimin e burimeve alternative të energjisë si një bolier elektrik, monitorimin e kompresorëve të ajrit, pompa kontrolli dhe zëvendësimin e frigoriferëve në pikat e shitjes me frigoriferë të rinj me eficencë energjie. Gjithashtu, do të zbatohet një plan për transformimin e të gjithë flotës tregtare në makina elektrike (nga 99 automjete aktuale në 224 automjete deri në vitin 2030 .

Sipas vlerësimeve të bëra, këto investime do të mundësojnë një reduktim prej 87% të gjurmës aktuale të karbonit për Scope 1 dhe 2, deri në vitin 2030. Për emëtimet Scope 3, që janë më sfiduese pasi kërkojnë një evolucion paralel nga partnerët dhe furnizuesit, dialogu me të gjitha palët e interesuara do të jetë një prioritet, duke pasur parasysh ndikimin në emetimet totale. Evolucioni i paketimeve do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm, përmes një reduktimi të mëtejshëm të peshës së paketimeve në PET dhe alumin, si dhe rritjen e përdorimit të shisheve të ricikluara në portofolin e produkteve.  Nga viti 2024, edhe shiriti mbështjellës i paketimeve do të realizohet nga plastika e ricikluar 100%. Emetimet e pareduktueshme do të kompensohen përmes iniciativave të kompensimit për Scope 1, 2 dhe 3.

“Kur vendoset një objektiv, nevojitet një Roadmap i qartë dhe ky është rezultati i muajve të punës së palodhur nga gjithë ekipi i CCBS me konsulentët e fushës, për të cilët jam jashtëzakonisht krenar” – deklaroi Luca Busi, President i CCBS

“Së fundmi festuam 30-vjetorin tonë në vend dhe dëshirojmë të vazhdojmë të jemi një sipërmarrje largpamëse, duke sfiduar veten për të përmirësuar vazhdimisht procesin tonë të punës, duke kontribuar në përcaktimin e standardeve të reja dhe duke marrë pjesë në tryezat e diskutimit midis komunitetit të biznesit, institucioneve dhe shoqërisë civile shqiptare. Viti 2030 është një pikë referimi për të gjithë ata që e shohin rrugën drejt praktikave më të qëndrueshme si një përpjekje e përbashkët. Si CCBS, ne do të angazhohemi që investimet tona në rritjen e eficencës, rinovimin e linjave tona të prodhimit dhe përmirësimin e operacioneve të jetë konkrete dhe me impakt.”- përfundoi Presidenti i CCBS-së.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0