Startup
3 milionë euro për startup-et! Lançohet zyrtarisht thirrja “Grant 26”
Është hapur zyrtarisht thirrja Grant 2026, një nga programet më të rëndësishme të mbështetjes financiare për startup-et dhe strukturat mbështetëse në Shqipëri. Skema e re synon të nxisë inovacionin, zhvillimin e bizneseve të reja dhe forcimin e ekosistemit të sipërmarrjes, duke vënë në dispozicion një fond total prej 300 milionë lekësh për vitin 2026.