Lajme
Si një “rrjedhje” të dhënash tronditi botën,10 vite nga skandali i Panama Papers
Dhjetë vite më parë, më 3 prill 2016, publikimi i Panama Papers shënoi një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gazetarisë investigative dhe transparencës financiare globale. Një dekadë më vonë, pasojat e kësaj rrjedhjeje masive të dhënash vazhdojnë të ndihen, jo vetëm në gjykata, por edhe në mënyrën si funksionon sistemi financiar ndërkombëtar.