Buxheti arkëton 480 milionë euro më shumë të ardhura gjatë 9 mujorit - Business Magazine Albania

Buxheti arkëton 480 milionë euro më shumë të ardhura gjatë 9 mujorit

Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 9 – mujore (Janar – Shtator 2022) reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

Buxheti arkëtoi 425.7 miliardë lekë në 9 muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat u rritën me 15.7%, ose rreth 58 miliardë lekë (480 milionë euro) më shumë.

Lexo edhe: Kosova vendos 100 euro shtesë për pensionistët. Paketa e ndihmës sociale arrin 150 milionë euro

Në shtator u arkëtuan në buxhet gati 49 miliardë lekë, me rritje 13.7% në krahasim me shtatorin e 2021-n. pas ngadalësimit në korrik, ritmet e rritjes së të ardhurave janë përshpejtuar sërish në gusht dhe në shtator.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 9 mujore të vitit 2022, arritën në rreth 411 miliard LEK me një realizim në masën 93 për qind të planit të periudhës ndërkohë që, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar rreth 1.7 për qind më i lartë ose rreth 12.9 miliard LEK më shumë.

Niveli i suficitit për periudhën 9 mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 15 miliard LEK nga rreth 18 milion lekë deficit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit rezultonte në masën prej rreth 36 miliard LEK.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0