Burimi i pastër i energjisë që do “shpëtojë” botën nga gazrat. Shkencëtarët arrijnë sukses me eksperimentin e ri - Business Magazine Albania

Burimi i pastër i energjisë që do “shpëtojë” botën nga gazrat. Shkencëtarët arrijnë sukses me eksperimentin e ri

Shkencëtarët evropianë thonë se kanë bërë një përparim të madh në kërkimin e tyre për të zhvilluar shkrirjen praktike bërthamore – procesin e energjisë që fuqizon yjet. Eksperimentet prodhuan 59 megaxhaule energji për pesë sekonda (11 megavat). Kjo është më shumë se dyfishi i asaj që u arrit në teste të ngjashme në vitin 1997.

Nuk është një prodhim masiv energjie – mjafton vetëm për të zier rreth 60 kazanë uji. Por rëndësia është se vërteton zgjedhjet e projektimit që janë bërë për një reaktor shkrirje edhe më të madh që po ndërtohet tani në Francë.

“Eksperimentet  na vendosin një hap më afër fuqisë së shkrirjes,” tha Dr Joe Milnes, kreu i operacioneve në laboratorin e reaktorit. “Ne kemi demonstruar se mund të krijojmë një mini-yll brenda makinës sonë dhe ta mbajmë atje për pesë sekonda dhe të kemi performancë të lartë, gjë që na çon vërtet në shtigje të reja të mrekullueshme.”

Qëllimi përfundimtar i procesit është për të drejtuar turbinat me avull që të gjenerojnë energji elektrike.

Impianti “ITER” në Francën jugore mbështetet nga një konsorcium qeverish botërore, duke përfshirë  vendet anëtare të BE-së, SHBA, Kina dhe Rusia. Pritet të jetë hapi i fundit për të vërtetuar se bashkimi bërthamor mund të bëhet një ofrues i besueshëm energjie në gjysmën e dytë të këtij shekulli.

Funksionimi i termocentraleve të së ardhmes bazuar në shkrirjen nuk do të prodhonte gazra serë dhe vetëm sasi shumë të vogla mbetjesh radioaktive jetëshkurtër.

Fusioni funksionon mbi parimin se energjia mund të çlirohet duke i bashkuar bërthamat atomike dhe jo duke i ndarë ato, si në rastin e reaksioneve të ndarjes që drejtojnë stacionet ekzistuese të energjisë bërthamore.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0