Bujtina ‘Pashuta” ka filluar aktivitetin që në vitin 2000, duke filluar si biznes modest me një dhomë për miqtë dhe gradualisht duke u rritur pak nga pak. Në fillim është ndërtuar një kat me 4 dhoma dhe në 2010 është ndërtuar dhe kati i dytë me 5 dhoma dhe ndërtimi i restorantit sëbashku me dy dhoma sipër restorantit. Gradualisht janë përmirësuar kushtet për të sjellë më të mirën te klientët. Para 2 vjetësh u realizua nje ristrukturim në të cilin u ndërtuan 2 suita me oxhak brenda dhe njëra me jakuzzi.
Pashuta e ka marrë emrin nga burimi me ujë të rrjedhshëm që ndodhet në bujtinë. Në verë kur temperaturat janë të larta ,uji është shumë i ftohtë dhe në dimër më i ngrohtë për ta shijuar në mënyrë natyrale.
Historia vijon si më poshtë: Një vajzë e bukur u sëmur nga “SHYTAT” dhe nuk po gjente shërim. Kishte përdorur çfarë i kishin thënë dhe pa asnjë rezulat. Një plak i mençur i thotë se duhet të pijë ujë te burimi qe te shërohet dhe pas disa ditësh që vajza piu ujin e këtij burimi u shërua plotësisht. Që atëherë burimit iu vu emri “Pashuta” ( E ardhur nga Pashyta)për lehtësi përdorimi. Nga burimi mbushin ujë të gjithë, duke shijuar vlerat e këtij burimi me ujë vërtetë kurativ.
E veçanta tjetër e “Pashutës” është vlera historike që ajo mbart. Në fillim është gërmuar për të hapur themelet e një shtëpie të vogël, po çuditërisht aty janë gjetur themele të një ndërtese gjigande me mure vërtet shumë të fortë .
Duke parë fortësinë dhe cilësinë e këtyre themelve të vjetra që nga qyteti i vjetër i Voskopojës, është ndërtuar mbi themelet e vjetra. Gjithçka është ringritur në gjurmët e qytetit të vjetër duke gjetur dhe gurët e bukur e të skalitur, disa dhe me forma të veçanta dhe simbolike edhe sot. Aty janë gjetur dhe mjaft objekte dhe sende që flasin për qytetërimin e qytetit madhështor të Voskopojës.
E gjitha është ngritur dhe krijuar me shume dashuri, me miq që na kanë ndjekur për vite me rradhë nga fillimi dhe deri tani dhe ne jemi rritur me ta. Miqtë tanë të vjetër kanë pasur vajzën rreth tre muajsh kur kanë ardhur për herë të parë dhe tani që vajza është 20-vjeç vijnë ende përsëri, tashmë si miq të veçantë të gjithë që e vizitojnë, gjejnë një mikpritje dhe ndihen sikur po kalojnë pushime te bukura te miqtë e tyre.
Slogani Pashut-ës është:” Si në shtëpinë tuaj! Ndjeni kënaqësinë e plotë se ne flasim gjuhën tuaj!”
Vizitoni pashuta.com për rezervime!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.