Ndërsa kreditimi i individëve nga bankat tregtare nuk po rritet me ritmet e vitit të kaluar, kreditë personale, janë segmenti më i shëndoshë i huasë në treg. Sipas raportit të fundit të publikuar nga Banka e Shqipërisë për Stabilitetin Financiar (që i referohet 6 mujorit të dytë 2017) niveli i kredive me probleme për individët ka zbritur në 7.6%.
Në një vit niveli i kredive me probleme për individët ka rënë me gati 5 pikë përqindje. Në fund të vitit 2016 ky raport ishte 12.5%. Në rastin e individëve, prirja për të shlyer pagesat në kohë duket më e lartë, për shkak se investimi, apo prona e blerë me huanë lidhet direkt me mirëqenien e kredimarrësit.
Tek sipërmarrjet niveli i kredive me probleme është rreth 17% e totalit të kredisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto