Bregu: Ky vit ka qenë më ndikuesi për Ballkanin Perëndimor, përsa i përket bashkëpunimit rajonal - Business Magazine Albania

Bregu: Ky vit ka qenë më ndikuesi për Ballkanin Perëndimor, përsa i përket bashkëpunimit rajonal

Balkani Perendimor

Pjesëmarrësit e Takimit Vjetor të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal miratojnë Raportin Vjetor

“Ky vit ka qenë më ndikuesi për Ballkanin Perëndimor, duke shënuar pikën e shumëpritur të kthesës drejt përmbushjes së angazhimeve të marra nga qeveritë e rajonit, për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM).

Me integritet, kolegjialiteti dhe kompetencë – tre fjalë të traditës dhe sfidës- ne si KBR, së bashku me organizatat e tjera rajonale e në partneritet të ngushtë me BE u bëmë bashkë për një sfidë që ishte ndyshe nga të  tjerat: Të sigurojmë një bashkëpunim rajonal gjithëpërfshirës: Bashkimin e forcave për të përforcuar edhe më tej përpjekjet rajonale”, tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR), Majlinda Bregu, në hapjen e Takimit të 15-të Vjetor të KBR sot në Budva.

Në nëntor 2022, në Samitin e Procesit të Berlinit, gjashtë krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor nënshkruan tre marrëveshjet e lëvizshmërisë, si pjesë e Lëvizshmërisë së Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) – për Lirinë e Lëvizjes me Kartë Identifikimi, për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë, dhe për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale për Doktorë të Mjekësisë, Stomatologë dhe Arkitektë. Vetëm një muaj më vonë, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tiranë, në kuadër të CRM të lehtësuar nga KBR dhe Komisioni Evropian, operatorët e telekomunikacionit nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ballkani Perëndimor nënshkruan  Deklaratën Roaming që mundëson reduktimin e tarifat e roaming-ut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që nga 1 tetori 2023

“Plani prej katër shtyllash i njoftuar së fundmi nga Presidenti i Komisionit Europian që synon afrimin e rajonit drejt Tregut Unik të BE-së, përputhet plotësisht me përpjekejet e rajonit dhe KBR për të thelluar integrimin ekonomik rajonal si dhe për të pasur gjithnjë e më shumë akses në tregun e BE-së nëpërmjet politikës “phasing in“, e cila mundëson përfitime më të prekshme përpara anëtarësimit të plotë në BE, dhe kjo është për tu vlerësuar. Koha nuk mund të ishte më e duhura, pasi tani jemi duke bërë përmbledhjen e arritjeve të Tregut të Përbashkët Rajonal si dhe po hedhim themelet për fazën tjetër të integrimit brënda Ballkanit Perëndimor si dhe me Tregun e Unik të BE. Ne jemi dëshmitarë ditë për ditë të zhvillimeve të cilat na rikujtojnë se bashkëpunimi rajonal nuk mund të merret si dicka e mirëqenë. Ballkani Perëndimor mund të jetë një skenë e politikave konkurruese dhe mosmarrëveshjeve, madje edhe frustrimeve, por ka një hapësirë të madhe për të vepruar së bashku, të motivuar nga një mirëkuptim i përbashkët për të përparuar – afrimi i njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, flet për perspektivën inkurajuese të ndërlidhshmërisë me qëllim, dhe jo si të rastësishme” përfundoi Bregu.

Përveç Sekretares së Përgjithshëm të RCC-së, e cili kryesoi takimin, Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi përcolli përmes një video mesazhi urimin ndaj KBR-së për një vit me rezultate mbresëlënëse, duke nënvizuar angazhimin e organizatës për integrimin rajonal dhe përpjekjet në ndihmë të zbatimit të Tregut të  Përbashkët Rajonal. “Integrimi ekonomik rajonal i bazuar në rregullat e BE-së e sjell rajonin gradualisht më afër tregut të përbashkët të unionit, përpara anëtarësimit të plotë.” Varhelyi nënvizoi rolin instrumental të KBR-së në arritjen e marrëveshjeve të telefonisë së lëvizshme dhe roaming-ut dhe njoftoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian për KBR-në në tre vitet e ardhshme.

Radovan Bogojević, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm për Çështjet Shumëpalëshe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Malit të Zi që përfaqëson Kryesimin në detyrë të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në fjalën e tij hapëse falënderoi KBR-në për mbështetjen dhe Sekretaren e Përgjithshme për angazhimin e saj, duke theksuar organizata po e përmbush detyrën e promovimit dhe afrimit tp rajonit më afër integrimit në BE. Ai komentoi aktivitetet e RCc-së në lehtësimin e zbatimit Tregut të Përbashkët Rajonaë dhe bashkëpunimin e strategjisë 2023.

Lexo: Startupi shqiptar Praktika.al arrin një tjetër objektiv

Dzenk Sejfula, drejtor i BE-së/Iniciativave Rajonale nga Shkupi, përfaqësues i C-i-O-së së ardhshme të SEECP-së, theksoi piketat e tre marrëveshjeve të lëvizshmërisë të sjella në rajon si dhe informoi proceset e ratifikimit të tij, pasi Maqedonia e Veriut është depozituesi i marrëveshjeve. Ai paralajmëroi se SEECP C-i-O e ardhshme e Shkupit do të prezantojë moton dhe prioritetet në takimin ministror që do të mbahet nesër.

Sekretarja e Përgjithshme e KBR-së do të shpallë sot fituesin e vitit 2022 me çmimin Kampioni i Bashkëpunimit Rajonal Dr Erhard Busek, në ceremoninë speciale të ndarjes së çmimeve që po zhvillohet në Budva. Çmimi Kampion i Bashkëpunimit Rajonal Dr Erhard Busek organizohet në bashkëpunim me Ministrinë për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë.

Delegacioni i KBR-së, i udhëhequr nga Sekretarja e Përgjithshme, do të marrë pjesë nesër në ngjarjet e SEECP-së – takimi i ministrave të integrimit të BE-së SEECP dhe takimi i ministrave të jashtëm të SEECP, ku pritet të miratohet Raporti Vjetor i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

RCC

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0