Bota të nxjerrë mësime nga COVID-19 për pandemi të tjera

Bota të nxjerrë mësime nga COVID-19 për pandemi të tjera

COVID-19

Vendet që forcuan sistemin e tyre të kujdesit shëndetësor vitet e fundit kanë përballuar më mirë pandeminë e COVID-19, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në konferencën e tij të përditshme, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus u kërkoi vendeve të mësojnë nga pandemia aktuale për t’u përgatitur për një pandemi në të ardhmen. Ai vlerësoi Tajlandën, Mongolinë, Senegalin dhe vendet e tjera për përgjigjen e tyre ndaj virusit.

“Shumë nga këto vende kanë bërë mirë sepse ata mësuan nga shpërthimet e mëparshme të virusit SARS, MERS, fruthit, poliomelitit, Ebolës, gripit dhe sëmundjeve të tjera”, tha ai. “Kjo është arsyeja pse është jetike që të gjithë të nxjerrin mësime nga kjo pandemi”.

Shifrat globale

Ndërkohë të hënën, India e kaloi Brazilin si vendi me numrin e dytë më të lartë të rasteve të konfirmuara të koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi një rekord prej 90,802 rastesh të reja të hënën, duke i dhënë Indisë një total prej më shumë se 4.2 milionë rastesh që nga fillimi i shpërthimit. India shtoi gjithashtu 1,016 vdekje të hënën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 71,642.

Shtetet e Bashkuara udhëheqin botën me rreth 6.3 milionë raste të konfirmuara dhe 189,000 vdekje.

Në Australi, zyrtarët në shtetin e Viktorias thanë të hënën se kishte 41 raste të reja, rritja më e ulët një-ditore që nga fundi i qershorit.

Viktoria ka luftuar për të kontrolluar atë që ka qenë shpërthimi më i madh i COVID-it në Australi. Autoritetet vendosën kufizime lëvizjesh në fillim të gushtit dhe me përparimin e parë që nga ajo kohë, njoftuan të dielën disa relaksime të rregullave.

Vaksina

Kryeministri Scott Morrison gjithashtu tha të hënën se Australia ka një marrëveshje me kompaninë CSL për të prodhuar dy vaksina të koronavirusit, nëse ato provojnë të jenë të sigurta dhe efektive në prova klinike.

Një vaksinë e mundshme është duke u zhvilluar nga kompania CSL dhe është planifikuar të kalojë në fazën e dytë të provave klinike më vonë këtë vit.

Vaksina tjetër është një projekt i përbashkët midis kompanisë AstraZeneca dhe Universitetit të Oksfordit aktualisht në prova të fazës së vonshme. Zoti Morrison tha të hënën se kompania CSL do ta prodhojë atë vaksinë gjithashtu për shpërndarje në Australi dhe se ai pret që 3.8 milionë doza të jenë në dispozicion në janar ose shkurt 2021.

Izraeli po fillon mbylljet e pjesshme gjatë natës në 40 qytete dhe qyteza me nivelet më të larta të infeksionit në vend. Shkollat në ato zona gjithashtu do të mbyllen, dhe tubimet do të jenë të kufizuara në 10 persona brenda dhe 20 jashtë.

“Unë e di që këto kufizime nuk janë të lehta, por në situatën aktuale nuk ka asnjë shmangie prej tyre,” tha kryeministri Benjamin Netanyahu në një deklaratë. /VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0