Blerësit e apartamenteve në Portin e Durrësit mund të përfitojnë nënshtetësinë shqiptare - Business Magazine Albania

Blerësit e apartamenteve në Portin e Durrësit mund të përfitojnë nënshtetësinë shqiptare

Shqipëria do të bëjë një ligj të veçantë për t’i dhënë nënshtetësi shqiptare të gjithë investitorëve që zgjedhin të blejnë apartamente në projektin e ri të Portit të Durrësit “Yachts and Marina”. 

Në dokumentet e bëra publike të marrëveshjes së qeverisë dhe konsorciumit të kompanive “Eagle Hills Real Estate Development” bëhet me dije se investitorët që do të blejnë prona në vlera të konsiderueshme do t’i merret menjëherë në shqyrtim e drejta për aplikimin e nënshtetësisë.

Por, kjo iniciativë e qeverisë shqiptare është kundërshtuar më herët nga Bashkimi Europian, kur u bënë ndryshime në ligjin për partneritetet publiko-private, ku shtohej edhe Shtetësia si shërbim. Kjo i hapte rrugë kompanive private për të reklamuar skemën tek të huajt. Komisioni Europian, në raportin përmbledhës paralajmëroi kundër këtij veprimi, ndërsa më pas ishte edhe ambasadorja e BE në Shqipëri, ajo që e theksoi sërish përpara zv.kryeministres Belinda Balluku, se kjo do të përbënte rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar.

Komisioni Europian për të njëjtën çështje ka dërguar në gjyq edhe Maltën, e cila mori të njëjtën iniciativë përpara disa vitesh, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia që për shqiptarët të rikthehet regjimi i vizave.

Në portin e ri të Durrësit bëhet me dije se do të ndërtohen 13 mijë apartamente, disa hotele me pesë yje  dhe qendra tregtare, në një sipërfaqe që mund të arrijë deri në 2 milionë m2.  Projekti pritet të gjenerojë 3.2 miliardë euro gjatë operimit, nga të cilat 70% parashikohet të vijnë nga shitja e projekteve rezidenciale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0