Bizneset mund të ndihmojnë në shpëtimin e oqeanit

Bizneset mund të ndihmojnë në shpëtimin e oqeanit


Për shumë njerëz, oqeanet duken shumë të mëdha dhe shumë të fuqishme për të dështuar. Por e njëjta gjë thuhej një herë për anijen më të famshme të historisë Titanik. Është në dorën e qeverive, individëve dhe më e rëndësishmja e bizneseve, për të mbrojtur oqeanet para se të jetë tepër vonë.

Përafërsisht gjysma e oksigjenit në botë, prodhohet nga oqeani. Ekosistemi më i madh në planet, ofron ushqim për më shumë se një miliard njerëz. Megjithatë, hulumtimet nga shkencëtarët kryesorë dhe vlerësimet e OKB-së, theksojnë ritmin në të cilin dështojnë ekosistemet e oqeanit. Popullsia detare me kafshë të egra po pakësohet dhe speciet po zhduken.

Në më pak se 40 vjet, popullsia globale e kafshëve të egra ka rënë me 60%. Kjo humbje nuk është vetëm ekologjikisht, shoqërisht dhe ekonomikisht e papërshtatshme, është moralisht e paqëndrueshme. Ka shumë për të bërë dhe pak kohë për të humbur.

Së pari, duhet të dëgjojmë zërat e të rinjve në mbarë botën që na nxisin të bëjmë më shumë për të ngadalësuar ndryshimet klimatike dhe për të mbrojtur planetin. Ne duhet të sigurojmë që qeveritë të qëndrojnë në linjë ose të shkojnë më efektive  për të kufizuar ngrohjen globale, sipas Marrëveshjes së Parisit. Por, fati i planetit nuk mund të jetë përgjegjësi vetëm e qeverive kombëtare. Duhet bashkëpunim mes shumë shteteve dhe individëve për të ulur nivelin e dioksidit të karbonit. Me 7 miliardë njerëz në planet, veprimet e vogla mund të sigurojnë një të ardhme më të mirë të klimës për planetin tonë.

Së dyti, ne kemi nevojë për hapësira më të sigurta për biodiversitetin në oqeanet tona. Vetëm rreth 2% e oqeaneve janë të mbrojtura siç duhet. Disa nga shkencëtarët më të mirë, sugjerojnë që për të bërë një ndryshim, duhet të mbrojmë 30% deri në 50% të oqeaneve tona. Mbrojtja mund të nisë nga restaurimi i pyjeve bregdetare, të cilat thithin dioksidin e karbonit, frenojnë ngrohjen globale, nxisin rindërtimin e popullimit të peshkut, nxisin mbrojtjen e epiqendrave të biodiversitetit dhe ruajtjen e ushqimeve esenciale për komunitetet e rrezikuara.

Së treti, bizneset duhet të rrisin masat për të mbrojtur oqeanet. Ata mund të ndërmarrin veprime që ulin nivelin e dioksidit të karbonit, duke zvogëluar përdorimin e plastikës, apo duke krijuar produkte teknologjike në mbrojtje të natyrës . Për shembull, së shpejti do të jemi në gjendje të përdorim inteligjencën artificiale për të njohur këngët e balenave.

Lexo:  Oqeani është shumë i ndotur. Adidas synon të shesë 11 milionë atlete nga plastika e ricikluar

Vlerësohet se mbi 90% e tregtisë botërore është detare. Kjo do të thotë që bizneset duhet të mbështesin kompanitë tregtare që përdorin politika detare miqësore.

Disa ekonomistë thonë se ekonomia e oqeanit do të dyfishohet në vlerë deri në vitin 2030. Kjo paraqet mundësi biznesi emocionuese, por edhe rreziqe. Bizneset duhet të investojnë në mënyrë të kujdesshme për të udhëhequr këtë rritje. Bizneset duhet gjithashtu të fuqizojnë punonjësit të kryejnë shërbime vullnetare në det.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0