Bizneset lokale ofrojnë paketa sigurie për të rritur turizmin veror

Bizneset lokale ofrojnë paketa sigurie për të rritur turizmin veror

Bizneset lokale

Në janar, kur departamenti i turizmit në Dakotën e Veriut përgatiti planin e udhëtimeve për vitin 2020, koronavirusi sapo kishte regjistruar rastet e para në Sh.B.A. Megjithatë, me mbërritjen e verës, slogani – “Ndiqni kureshtjen tuaj, jo turmat” – dëshmoi se po funksiononte siç duhet. Udhëtimet, që shmangin turmat tani kanë një emër: “safe-caution” (masa sigurie).

Udhëtimi veror në Sh.B.A do të bjerë të paktën 15 përqind krahasuar me vitin e kaluar, me udhëtime ajrore nën 74 përqind, sipas një raporti të qershorit nga AAA dhe IHS Markit. Megjithatë, udhëtimi me makinë është rikthyer në një mënyrë të vrullshme. Bizneset në disa qendra të caktuara të turizmit të brendshëm janë të detyruar për një nxitje – domethënë, nëse ata mund të zotërojnë protokollet sociale të distancimit dhe pastërtisë që janë bërë shenjë dalluese e një “mase të sigurt”.

Kampet shoqërore, ecjet me biçikletë dhe ekskursionet në natyrë miqësore familjare po përjetojnë popullaritet këtë periudhë. Për këtë arsye agejncitë u ofrojnë udhëtarëve  kryesisht udhëtime në vende të hapura, ku përgatisin mish dhe zbatojnë praktikat e distancimit.

“Ne jemi optimistë që pasi mjedisi të bëhet më pak kufizues dhe pasi protokollet e sigurisë të përmirësohen të gjitha, ne do të shohim një kurbë me të vërtetë në rritje,” thotë Sara Otte Coleman, drejtoreshë e turizmit dhe marketingut në Dakotën e Veriut. Ajo shton se Covid-19 tashmë e ka bërë sezonin veror më të nënshtruar. Dakota e Veriut ka humbur 650 milionë dollarë në shpenzimet e vizitorëve që nga 4 korriku, thotë Otte Coleman.

Turistët po frekuentojnë pikat e pushimeve malore dhe rurale, madje po e shndërrojnë këtë në diçka normale, thotë Mary Kate Buckley, presidentja e Jackson Hole Mountain Resort, një vendpushim skish. “Ndjehem sikur po përjetojmë një verë krejt ndryshe,” thotë ajo.

Airbnb raportoi një interes të shtuar për prenotimet e datës 4 Korrik në rajonet malore Adirondack dhe Catskill të Nju Jorkut dhe Berkshires. Bankat e jashtme të Karolinës së Veriut, të ndara nga kontinenti, po përfitojnë gjithashtu.

Duke pare trendet në rritje, zyrat e turizmit po rregullojnë planet e tyre të marketingut, duke shpresuar të shohin kthime më të mëdha në zonat malore. “Unë mendoj se të gjithë kanë ndryshuar strategjitë e tyre,” thotë Otte Coleman. Departamenti i saj vonoi fushatat e saj të marketingut dhe fillimisht synoi Dakotën e Veriut përpara se të zgjerohej në shtetet fqinje.

Rajoni Adirondacks i Nju Jorkut, i cili përfshin vendpushime të njohura si Liqeni George, gjithashtu rriti përpjekjet e tij para 4 Korrikut, thotë Michael Bittel, president dhe CEO i Dhomës Rajonale të Tregtisë Adirondack. Qëllimi ishte të bindte njerëzit në zonën e metrosë në New York City për të zëvendësuar pushimet e tyre në plazh me pushimet në male.

“Njerëzit kanë qëndruar të izoluar disa muaj. Prandaj ata nuk duan të shkojnë diku tjetër për t’u izoluar apo për t’u infektuar,” thotë Bittel. “Ata e dinë që ne kemi punuar shumë për të qëndruar të shëndetshëm këtu.” Dhoma Adirondack, së bashku me Dhomën Rajonale të Liqenit George dhe Departamentin e Turizmit në Qarkun Warren, ka marrë rreth 50 përqind më shumë thirrje nga vizitorët e mundshëm në krahasim me vitin e kaluar, thotë ai./ INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0